Tragjedia/ Mes 150 viktimave dhe artisti i njohur i Koresë së Jugut

Fansat e K-pop-it në mbarë botën janë në zi për humbjen e artistit Lee Ji-han. Artisti 24 vjeçar ishte mes më shumë se 150 njerëzve të vrarë gjatë festimeve të Halloween-it në Korenë e Jugut më 29 Tetor. 935 Entertainment, e cila përfaqëson Ji-han, konfirmoi lajmin tragjik.
“Ne jemi të trishtuar që japim një lajm të tillë sot, por Lee Ji-han ka ndërruar jetë në tubimin në Itaewon mbrëmë. Dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen e tij, të cilët janë të pikëlluar nga lajmi i papritur tragjik, si dhe për të gjithë ata që e kanë dashur atë“, thuhej në deklaratë.
Ji-han ishte një nga pjesëmarrësit në festë që u vra në tragjedinë e fundjavës për Hallowwen. Sipas CNN, vendi ka hyrë në një periudhë zie një javore ndërsa zyrtarët përpiqen të kuptojnë se çfarë e shkaktoi tragjedinë. Policia tha se të paktën 150 nga viktimat janë identifikuar.

-
-
Eduart Grishaj tregon kur do fillojë “Big Brother VIP”
31 Tetor, 14:55 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



