
U dënua me burg për shpërdorim detyre, ish-ministri: S’jam dakord, do ta apeloj!

Musa Damati, avokati i ish-ministrit të Infrastrukturës në Prishtinë Pal Lekaj, ka paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatën e Apelit vendimin e Themelores që e dënoi Lekajn ditën e sotme me 3 vjet e 8 muaj burgim.
“Do ta apelojmë vendimin e Gjykatës Themelore. Vendimi i shkallës së parë të Gjykatës ka shkelje me të cilat mbrojtja nuk pajtohet. Jemi të bindur se do të ketë ndryshime në vendimin e shkallës së dytë”, është shprehur ai të mërkurën në Konfront të KTV-së.
Sipas tij, projekti për ndërtimin e autostradës, ku kompanisë Bechtel-Enca i ishin ndarë 53 milionë euro nga buxheti i Qeverisë, ishte i trashëguar.
“Vendimi s’është i plotfuqishëm, ka mundësi të pësojë ndryshime në faza të mëtutjeshme. Për ata që e kanë ndjekur si proces, duhet të dinë se është proces që ka filluar autostrada shumë vite para se të nënshkruhej projekti, para se ish-ministri i Infrastrukturës të pranonte detyrën. Projekt i trashëguar, i implikuar me vonesa buxhetore”, është shprehur ai.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128