U përdhunua nga 5 meshkuj, protesta në emër të drejtësisë në Prishtinë

31 Gusht 2022, 08:56 / KOSOVA ALFA PRESS

U përdhunua nga 5 meshkuj, protesta në emër të

Sot duke nisur nga ora 12:00, në Prishtinë do të protestohet kundër dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona – kjo me qëllim që të kërkohet drejtësi në mënyrë që dhunuesit ta marrin ndëshkimin e merituar.

Protesta do të organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Të martën është mbajtur edhe një tjetër protestë, po me qëllimin e njëjtë.

Si rrjedh e kësaj ngjarje, të martën ka dhënë dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

E ka cilësuar “akt moral”, dorëheqja është pranuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili të hënën po ashtu e ka dënuar ashpër dhunimin e 11 vjeçares.

Njësoj, edhe politikanë tjerë të pushtetit, më pas aktorë të shoqërisë civile, akademisë e gazetarisë, si dhe qytetarë kishin reagime nëpër rrjete sociale për ta kundërshtuar dhunën ndaj grave dhe fëmijëve

 

Po ndodh...

ide