Raporti i DASH, ambasada amerikane në Tiranë: SHBA mbështet Reformën në Drejtësi

13 Prill 2022, 11:44 / POLITIKË ALFA PRESS

Raporti i DASH, ambasada amerikane në Tiranë: SHBA mbështet

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar në lidhje me raportin e fundit që ka publikuar DASH në lidhje me korrupsionin në vendin tonë. Me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale ambasada vë në dukje se duhet të punohet më shumë në ligjet  e të drejtave të njeriut dhe se ato duhet të shkëputen nga presionet politike dhe duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur.

Po ashtu ka vënë në dukje edhe një herë se SHBA-ja mbështet reformën në drejtësi.

Reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë:

SHBA janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme. Lexoni raportin e Departamentit të Shtetit mbi Të Drejtat e Njeriut a

Siç vërehet në raportin mbi Shqipërinë të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi apo korrupsioni.

SHBA mbështet me forcë reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar & krimit të organizuar, & forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.

 

Po ndodh...

ide