E rëndë në Greqi, shqiptari shtiret si pakistanez dhe përdhunon 17-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në greqi ku një 27-vjeçar me origjinë shqiptare ka përdhunuar një 17-vjeçare në Korydallos të Greqisë.
Mësohet se në bisedat që ka zhvilluar me vajzën në rrjetet sociale shqiptari i është prezantuar asaj si pakistanez. Mësohet se ata kanë lënë takim në shtëpinë e vajzës ku dhe 27-vjeçari e ka marrë me dhunë dhe e ka përdhunuar. Mësohet se ka qenë vet e reja ajo që ka denoncuar rastin në polici dhe më pas u bë i mundur arrestimi i shqiptarit.
Njoftimi i Policisë greke
Përdhunuesi u arrestua dje, datë 12.04.2022, në një zonë të Atikës Perëndimore, nga punonjës policie të NënDrejtorisë së Mbrojtjes së të Miturve pranë Drejtorisë së Sigurisë Atikë, një i huaj, i akuzuar për përdhunim të të miturit. .
I lartpërmenduri akuzohet se pasi ka takuar një të mitur, nëpërmjet aplikimeve në rrjetet sociale, në mbrëmjen e datës 11-4-2022 e ka çuar atë në shtëpinë e tij, ku ka kryer veprën penale të mësipërme.
Nga hetimi para hetimor i Shërbimit të mësipërm, u verifikuan të dhënat e plota dhe pas kontrolleve u gjet dhe u arrestua.
I arrestuari me dosjen në ngarkim të tij do të dërgohet në Prokurorinë Publike për Kundërvajtje të Athinës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



