Vazhdojnë sanksionet për Rusinë/ Paralajmëron Borrell: Në vijim do të miratohet paketa e re e sanksioneve
20 Shkurt 2023, 19:59 / KOSOVA

Shefi i politikës së jashtme të BE-së deklaroi se anëtarët e BE-së duhet të miratojnë paketën e 10-të të sanksioneve kundër Rusisë këtë javë.
“Ajo do të miratohet në orët në vijim, në orët në vijim. Para datës 24 (shkurt) në çdo rast”, tha ai.
Paketa e 10-të e propozuar e sanksioneve, që vlerësohet të jetë me vlerë rreth 11 miliardë euro në flukset tregtare, është projektuar për ta bërë më të vështirë financimin e luftës dhe për t’i shkaktuar vështirësi Rusisë, shkruajnë mediat e huaja. Masat, të cilat ende kërkojnë miratimin unanim të të gjitha shteteve të BE-së, do të synojnë katër banka të tjera ruse, importet nga Rusia, duke përfshirë gomën, dhe eksportet në Rusi duke përfshirë automjete të rënda, ndër të tjera.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

