Kina do të publikojë dokumentin për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë

Pekini ka mohuar sot pretendimet amerikane se po mendon për të armatosur Rusinë për konfliktin e saj në Ukrainë, dhe përsëriti thirrjet dialog me qëllim mbylljen e konfliktit.
Dje sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se Pekini “po merr në konsideratë dhënien e ndihmës ushtarake Rusisë”, por kjo u refuzua nga zëdhënësi i Pekinit, Wang Wenbin.
“Janë Shtetet e Bashkuara dhe jo Kina që pa ndalim dërgojnë armatime në fushëbetejë, prandaj ne i nxisim ata të reflektojnë mbi veprimet e tyre”, tha Wenbin.
“SHBA duhet të bëjë më shumë për lehtësimin e situatës, promovimin e paqes dhe jo hedhjen e fajit apo përhapje dezinformacioni”, tha përfaqësuesi i ministrisë së jashtme kineze për mediat. Pekini është pozicionuar si neutral në konfliktin e Ukrainës por ka ofruar ndihmë diplomatike për aleatin e saj Rusinë.
“Komuniteti ndërkombëtar e ka të qartë se cilët po përpiqen për paqen e dialogun, dhe cilët po i hedhin benzinë zjarrit, duke inkurajuar opozicionin”, tha Wang duke përsëritur mbështetjen për propozimin kinez të paqes.
Dje Kina tha se do të publikojë propozimin e saj për zgjidhjen e konfliktit, pasi vendi mban vetëm anën e dialogut”.
Akuzat e Blinken vijnë pas tensioneve të fundit me Kinën prej rrëzimit në territor amerikan të asaj që Uashongtoni tha se ishte “një ballon kinez spiunazhi”.
-
Turqia nuk gjen qetësi regjistrohen dy tërmete të tjera të fuqishme
20 Shkurt, 18:44
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
