Turqia nuk gjen qetësi regjistrohen dy tërmete të tjera të fuqishme
Dy lëkundje të tjera të mëdha ndodhën sërish në Hataj, ku tërmetet me qendër Kahramanmaraş shkaktuan shkatërrime të mëdha.
Një tërmet me magnitudë 6.4 ka ndodhur në rrethin Defne në orën 20.04, me orën lokale dhe një tërmet me magnitudë 5.8 ka ndodhur në rrethin Samandag në orën 20.07 po me orën lokale.
Disa ndërtesa thuhet se janë shembur në qytet.
Qytetarët e Hatajit, të cilët nuk kanë mundur të shërohen nga efektet e dy tërmeteve të mëdha, kanë përjetuar një frikë të madhe.
Qytetarët të cilët kanë deklaruar se tërmeti ka qenë shumë i fortë, janë larguar me shpejtësi nga vendstrehimi.
Tërmeti në zonën e mbeturinave në Hatay krijoi një re pluhuri dhe u dëgjuan tingujt e ambulancës.
Tërmeti u ndje në provincat fqinje si Adana dhe Gaziantep si dhe Hatay.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
