“Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo ‘Kosova e Metohija’”- Albin Kurti ‘përplaset’ me kryeministren e Serbisë: Jemi njohur nga 117 shtete
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, i cili u mbajt në Londër.
Në fjalën e tij, ai tha se emri i vendit te tij është “Republika e Kosovës” e jo “Kosova e Metohija” siç u quajt ne panel.
“Vendi im quhet Republika e Kosovë, jo si i është referuar këtu ‘Kosova e Metohija’. Po të shkoja në këtë rrugë do të merrja shumë kohë, pasi pos Serbia, do të duhej të thosha Serbia e Vojvodina, Sanxhaku, Toplica Rashka dhe Lugina e Preshevës. Më mirë të përqendrohemi në ekonomi”, ka thënë Kurti.
Në panel me Kurtin është edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, që disa herë u lavdërua për zhvillimin ekonomik.
Kryeministri ka përmendur se Kosova është njohur nga 117 vende përreth botë, 3 nga 4 vendet fqinje pra Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e njohin Kosovën, por ende nga Serbia.
“Ne nuk kemi lidhje me federatën ruse, ne u kemi vendosur sanksione Rusisë. Ne duam që Ukraina të fitoj luftën dhe ne kemi nevojë që Evropa demokratike dhe bota të shohin disfatën e Kremlinit dhe Putinit. Kështu që ne nuk kemi bashkëpunim me ta, edhe pse ata do të donin, por ne nuk duam”, tha Kurti.
-
-
Borrell: Takimet me Kurtin dhe Vuçiçin në Mynih, të pasuksesshme!
26 Shkurt, 10:55
Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128