VIDEO/ Gjendet një çift i vdekur në rrugë në Greqi, nuk dihen shkaqet

9 Dhjetor 2022, 14:33 / KOSOVA ALFA PRESS

VIDEO/ Gjendet një çift i vdekur në rrugë në Greqi,

Policia e Kalamatës u alarmua herët në mëngjesin e së premtes, kur një kalimtar njoftoi me telefon se ishte përballë pamjes së tmerrshme të dy trupave të pajetë që kishin rënë në një kanal në zonën Leika.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e sigurisë, të cilët kanë konstatuar se bëhet fjalë për një burrë dhe një grua të cilët kanë vdekur për shkaqe të panjohura.

Tashmë është thirrur një mjek dhe po hetohet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ata kanë vdekur. Deri më tani nuk dihet identiteti i dy viktimave, si dhe kombësia e tyre.

 

Po ndodh...