VIDEO/ “Rroftë Putini,” Përzihen nga lokali në Paris, ukrahinasit

20 Tetor 2022, 10:20 / KOSOVA ALFA PRESS

VIDEO/ “Rroftë Putini,” Përzihen nga lokali në Paris,

 "Rroftë Putini” Këto ishin thirrjet e një menaxheri të një lokali në Paris pasi përzuri dy shtetase nga ukraina. Nënë e bijë, Larisa dhe Melissa, pohojnë se menaxheri i restorantit “Le Cozy Montparnasse” i dëboi nga restoranti të hënën për shkak të kombësisë.

Madje Melissa ka filmuar me celularin e saj sjelljen e menaxherit ndërsa shton se ajo dhe nëna e saj ishin në gjendje shoku ndërsa filmonin. Videoja prej 15 sekondash e menaxherit të restorantit duke thirrur dy herë “Rroftë Putin” u postua në Twitter nga Volodymyr Kogutyak, nënkryetar i Unionit të Ukrainasve të Francës.

Vajza dhe nëna e saj, përkatësisht 18 dhe 50 vjeç, mbërritën si refugjate nga Ukraina në Francë tre muaj më parë dhe që atëherë kanë numëruar çdo euro për të përballuar jetesën.

 “Ne i shpjeguam kamarierit se për shkak se ne jemi refugjate, paratë tona janë të pakta dhe prandaj duhet të dimë se sa do të na kushtojë një çaj.”

Por, ato shtojnë se ai iu përgjigj me fjalë fyese se ukrainasit nuk janë të mirëpritur në biznesin e tyre. Më pas vajza vendosi të thërrasë menaxherin, por ai pati të njëjtën qëndrim dhe sjellje të pahijshme.

 

 

Po ndodh...