
Vrasja në Skënderaj/ Identifikohen dy autorët, janë ende në arrati

Një 42 vjeçar është vrarë pasditen e sotme brenda një lokali në Skenderaj. Policia bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 13:50 në rrugën “Sala e Hamit Jashari”, dhe se motivet ende nuk dihen.
Ndërkaq nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, kanë bërë të ditur për Telegrafin se janë identifikuar dy personat e dyshuar për këtë rast, dhe të njëjtët persona janë në arrati.
“Prokurori i rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë menjëherë në vend ngjarje ku është konstatuar se një person ka mbetur i vrarë. Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë” dhe dy persona të dyshuar janë identifikuar dhe të njëjtit ndodhen në arrati”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.
Preteni shtoi se prokuroria në koordinim me policinë janë duke punuar që të dyshuarit të arrestohen dhe të vihen para drejtësisë, si dhe rasti të zbulohet në tërësi.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128