Zelensky: Rusia ka shkatërruar rreth 200 objekte të trashëgimisë ukrainas

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se rreth 200 objekte të trashëgimisë kulturore janë goditur në vendin e tij që kur Rusia nisi pushtimin dy muaj e gjysmë më parë.
“Që nga 7 maji, ushtria ruse shkatërroi ose dëmtoi gati 200 objekte të trashëgimisë kulturore”, tha Zelensky gjatë një fjalimi.
“Këto përfshijnë muzeun e poetit dhe filozofit ukrainas Hryhoriy Skovoroda në rajonin e Kharkiv, i cili u godit nga një raketë një natë më pare”, tha Zelensky.
“Fatkeqësisht, e keqja tenton të kthehet kur njerëzit nuk respektojnë të drejtat e njerëzve të tjerë, shpërfillin ligjin dhe shkatërrojnë kulturën”, tha Zelensky.
“Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me shtetin rus. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të mbrohemi tani. Të mbrojmë njerëzit tanë, qytetet dhe madje edhe muzetë tanë, të cilët po bëhen objektiva për sulmet me raketa ruse.”
“Sot dhe nesër bota do të përkujtojë fitoren ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore. Por veprimet e Rusisë duhet t’i kujtojnë çdo shteti dhe çdo kombi se është e pamundur të mposhtet e keqja një herë e përgjithmonë”, tha ai.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
