Tre mjete përfshihen në aksident në Tiranë, plagoset 2-vjeçari
Një aksident ka ndodhur te mbikalimi te Fabrika e Miellit në Tiranë. Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë në një aksident mjetet me drejtues shtetasit E. G., A. S., dhe A. B.
Si pasojë ka mbetur i dëmtuar një fëmijë 2 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin E. G. I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.04.2022, te mbikalimi te Fabrika e Miellit, janë përfshirë në një aksident mjetet me drejtues shtetasit E. G., A. S., dhe A. B.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin E. G., dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
