'Mos të shikoj këtu kur jam unë', zbardhen detajet si u vra 60-vjeçari në Tiranë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 60-vjeçarit Ilir Kapo, i cili u qëllua për vdekje me thikë nga fqinji i tij Olgert Dhimitri, paraditen e djeshme në një lokal në Tiranë.
Mësohet se 37-vjeçari ka qenë duke konsumuar alkool në lokalin ku ndodhi krimi. Në një tavolinë tjetër ka qenë edhe viktima 60-vjeçari Ilir Kapo.
Mes tyre ka nisur një sherr fillimisht verbal, ku sipas dëshmitarëve autori i ka thënë viktimës “mos të të shikoj këtu kur të jem unë”. Duket se 60-vjeçari e ka kundërshtuar të riun. Ky i fundit më pas i ka kërkuar që të dalin dhe të sqarohen jashtë lokalit. Dhimitri ka marrë një thikë ku e ka goditur për vdekje Kapon.
Pas arrestimit të tij nga policia, Olgert Dhimitri fillimisht nuk ka qenë në gjendje që të japë dëshminë e tij për shkak të efektit të alkoolit. Edhe në dëshminë tjetër autori nuk ka kuptuar krimin që ai ka kryer.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë shkollës “Harry Fultz”, në kryeqytet, rreth orës 11:15 të së shtunës.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
