Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person

Qyteti i Durrësit është tronditur nga të shtëna me armë zjarri ditën e sotme, ku si raportohet paraprakisht ka mbetur i plagosur një person. Sipas burimeve i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar autorin, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Ndërkohë vijon krehja e zonës, për kapjen e tij.
Njoftimi i Policisë
Plagosi me armë zjarri një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari.
Vijon puna intensive për kapjen e tij.
Rreth orës 10:00, në lagjen nr.8 Durrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, shtetasit A. Z., 35 vjeç, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Vijon krehja e zonës, për kapjen e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


