Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të Martë

Moti këtë të martë, do të paraqitet kryesisht i qëndrueshëm në pjesën më të madhe të territorit të vendit.
Dita do të nisë me kthjellime, ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites do të ketë vranësira të përkohshme, të cilat nuk pritet të sjellin ndryshime të rëndësishme në kushtet atmosferike.
Në Tiranë, temperaturat minimale gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit do të luhaten nga 13 deri në 14 gradë Celsius. Gjatë ditës temperaturat do të rriten, ndërsa vlerat maksimale pritet të arrijnë në 26-27 gradë Celsius.
Në të gjithë vendin do të vijojë moti i qëndrueshëm. Temperaturat minimale do të zbresin deri në rreth 7 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdetare do të regjistrohen temperatura më të larta.
Era do të jetë e lehtë deri mesatare dhe nuk pritet të shkaktojë problematika. Edhe në det kushtet do të jenë të qeta, me dallgëzim të ulët, në nivelin 1 deri në 2 ballë.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
