Live/ Merr 30 lekë më shumë nga TVSH për litër, Rama: Nuk po fusim gjë në xhep nga rritja e karburanitit

10 Mars 2022, 18:38 / POLITIKË ALFA PRESS
Live/ Merr 30 lekë më shumë nga TVSH për litër, Rama:

Kur karburanti ishte 150 lekë për litër  shteti përfitonte 20lekë nga TVSH. Ndërsa tashmë që çmimi është rritur  rrjedhimisht edhe  TVSH që vjel shteti  zgjerohet duke shkuar në 50 lekë për  269 lekë për 1 litër naftë. Ndërkohë që qytetarët protestojnë para kryeministrisë, kreu i qeverisë ka dalë live në Facebook.

“Në jetën time nuk jam përkulur kurrë për të futur dorën në xhepin e askujt dhe kam kuptuar se lekë në varr nuk bën punë sa dheu.

Problemi themelor në situata të tilla është bashkimi, I kam ndjekur me shumë vëmendje reagimet dhe komentet e tua, qysh pas konferencës kur folëm me shifra për thellimin e krizës dhe masat tonë. Çmimi i naftë rritet duke ngritur natyrshëm valën e shqetësimit”, tha Rama.

Po ndodh...