Drogë, sherr, prostitucion dhe armë/ Kush janë VIP-at që kanë provuar qelitë e burgut

12 Shtator 2023, 20:26 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

Drogë, sherr, prostitucion dhe armë/ Kush janë VIP-at që

Policia e Tiranës arrestoi këtë të martë (11.09.2023) këngëtaren Ruenca Haxhiajn, e njohur me emrin si Enca nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Drogë, sherr, prostitucion dhe armë/ Kush janë VIP-at që

Enca

Efektivët e Komisariatit nr. 1 pasi morën informacione, ushtruan kontroll në banesën e kësaj të fundit ku në ballkon gjeti 5 vazo të mbjella me kanabis të mëdha.

Pas  arrestimit, këngëtarja ka thënë se është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak.

Por duket se Enca  nuk është e vetmja artiste që ka pasur probleme me drejtësinë dhe ka provuar qelinë.

Më poshtë po ju sjellim disa prej VIP-ave që janë përfshirë në ngjarje, që duhet thënë kanë lënë gjurmë në karrierën e tyre.

Drogë, sherr, prostitucion dhe armë/ Kush janë VIP-at që

Elsa Lila 

Mars 2022 këngëtarja Elsa Lila arrestohet  nga autoritetet italiane si pjesë e një grupi që trafikonte drogë.

Gazeta italine La Republica raportonte në atë kohë  se në operacionin e policisë së Romës janë arrestuar dhe 13 persona të tjerë, përfshirë dhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.

Drogë, sherr, prostitucion dhe armë/ Kush janë VIP-at që

Liljana Kondakçi

Kondakçi nisi problemet me drejtësinë italiane në verën e vitit 2006, kur u ndalua në stacionin hekurudhor Sibarit teksa transportonte tre kile kokainë.

Në mediat italiane, përdorej emrin i koduar “mamaja”, pasi kështu thirrej nga trafikantët. Ajo dyshohej se ishte pjesë e një trafiku droge të përbërë nga 20 anëtarë.

Ajo u lirua në vitin 2013 pasi kreu  dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg.

Drogë, sherr, prostitucion dhe armë/ Kush janë VIP-at që

Fjolla Morina

Teksa po kalonte kufirin e Morinës me makinën e sapodhuruar nga i dashuri i saj në atë kohë biznesmeni Fisnik Syla, ajo u kap me armë në çantë, çfarë solli edhe shoqërimin e saj në polici. 

Drogë, sherr, prostitucion dhe armë/ Kush janë VIP-at që

Hermes Nikaj

Në nëntor 2019 ‘Zogu i Tiranës’ u arrestua në hotel, ku bashkë me të ishte dhe një mashkull tjeter. Më tej nga hetimet doli se Hermes ishte pjesë i një rrjeti prostitucioni në vendin tonë. Hermes Nikaj, njohur si “Zogu i Tiranës” i cili siguronte vajzat për klientë në hotele dhe banesa të ndryshme në kryeqytet, deri në 20 mijë lekë për dy orë. Zogu i Tiranës u arrestua në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës së bashku me një 47-vjeçar nga Laçi.

Drogë, sherr, prostitucion dhe armë/ Kush janë VIP-at që

Oriola Marashi

Edhe modelja seksi ka patur probleme me drejtësisë. Në shkurt 2020 modelja  u ndalua nga forcat e rendit në rrugën “Dritan Hoxha” dhe nga kontrolli i automjetit, iu gjet dhe iu bllokua “me cilësinë e provës materiale 1.9 gram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa”.  Modelja tha për efektivët që lënda narkotike ishte për përdorim vetjak dhe se ajo ishte përdoruese prej rreth një viti. Madje Oriola ka nënvizuar se shoqëruesit e saj në makinë nuk dinin gjë për këtë.

Drogë, sherr, prostitucion dhe armë/ Kush janë VIP-at që

Noizy

Vite më parë Noizy dhe disa anëtarë të Babastars u përfshinë në një konflikt fizik në Prishtinë, i cili përfundoi në një shkëmbim zjarri dhe me të plagosur. Dy vite pasi ndodhi ngjarja, Noizy u dënua nga gjykata e Prishtinës me dy mijë euro gjobë. Por ky rast nuk është i vetmi që i ka siguruar reperit probleme me drejtësinë. 6 vite më parë reperi u shoqërua në polici për shkak të një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku shihej duke qëlluar me armë. Vetë Noizy i sqaroi të gjithë duke i thënë se ajo video ishte e regjistruar kohë më parë dhe e shkëputur nga skenat e një videoklipi.

Drogë, sherr, prostitucion dhe armë/ Kush janë VIP-at që

Stresi (Arkimed Lushaj)

Stresi është një nga personazhet VIP që shumë herë ka patur probleme me drejtësinë. Në vitin 2016 ai u arrestua nga policia për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit dhe ky lajm bëri bujë të madhe dhe për vetë faktin se reperi ia doli të arratisej nga ambientet e rajonit të policisë së Tiranës. Në vitin 2012, Arkimedi ka patur një përplasje të bujshme me aktorin Leonard Bombaj të cilin e akuzonte për abuzim seksual me një aktore të re. Stresin së bashku me disa miq të tij dhe vajzën në fjalë, Gjykata e Krimeve të Rënda i shpalli fajtor për gjobën 20 mijë euro që ata i kishin vendosur regjisorit në mënyrë që ky i fundit të shpëtonte nga akuzat për abuzim seksual me të miturën. Më pas Stresi u arrestua sërish ku bëri edhe 8 muaj burg, reperi u kap në një hotel, ku së bashku me të ishte edhe një femër.

Drogë, sherr, prostitucion dhe armë/ Kush janë VIP-at që

Ledri Vula

Këngëtari i njohur ka patur probleme me aturoritetet e drejtësisë për shkak të një konflikti të ndodhur mes tij dhe Krenar Çoçaj (i besuar si i dashuri i Luana Vjollcës). Ledri nuk u dënua pasi në këtë rast ishte viktima ama prolemet me drejtësinë nuk i munguan.

Drogë, sherr, prostitucion dhe armë/ Kush janë VIP-at që

Tuna dhe Cozman

Në korrik 2015 Ylber Abdullahu i njohur ndryshe me emrin e artit Cozman, u kap së bashku me Tunën në Tiranë, teksa në makinën e tyre u gjetë drogë. Cozman ka mbajtur vetë përgjegjësinë e posedimit të 20 gramëve marijuanë të cilën e kishte fshehur në trup. Ndalimi i Tunës dhe i të dashurit të saj u bë nga patrullat “Shqiponja”, pasi automjeti tip “Range Rover” me të cilin lëviznin, nuk respektoi semaforin në zonën e ish-Stacionit të Trenit. Kontrolli fizik u bë i detyrueshëm pasi këngëtarja Tuna, kundërshtoi  verbalisht efektivët duke u shprehur se është këngëtarja më e famshme e muzikës shqiptare dhe nuk kishte përse të kontrollohej. Por më vonë, pasi i është gjetur lënda narkotike të dashurit të saj, Altuna kërkoi falje duke u thëne thënë punonjësve te policisë se hashashin e kanë për përdorim vetjak.

Drogë, sherr, prostitucion dhe armë/ Kush janë VIP-at që

Viktor Zhusti

Në mbrëmjen e 5 janarit të vitit 1998, një ndër aktorët më të shquar shqiptarë, u arrestua nga policia greke. Mediat asokohe e raportuan me bujë të madhe arrestimin e Viktor Zhustit, i cili u kap me 11 kilogramë heroinë./ Alfapress.al

 

 

 

Po ndodh...