A mund të ekzistojë vërtet Kopshti i Edenit në tokë?

8 Shkurt 2023, 17:32 / MADE IN ALFA ALFA PRESS

A mund të ekzistojë vërtet Kopshti i Edenit në tokë?

Bibla thotë se Perëndia krijoi burrin dhe gruan dhe se i vendosi në një vend ideal për ta, Kopshti i Edenit.

Pasi mëkatuan Adami dhe Eva u dëbuan nga Kopshti përgjithmonë.

Por a duhet të supozojmë se ky Kopsht ekziston në të vërtetë? A ka një vendodhje të saktë? Nëse po atëherë ku është vendodhja e tij?

Nëse Kopshti i Edenit ka ekzistuar vërtet, sfida për gjetjen e vendndodhjes së tij nuk ka qenë një sfidë e lehtë.

Ashtu si thuhet në Bibël, një lumë dilte nga kopshti dhe ndahej në 4 degë.

Këto katër lumenj që krijoheshin quheshin; Pishon, Gihon, Tigris, dhe Eufrati.

Vendndodhja e Pishon dhe Gihon kanë qenë problemi kryesor në përcaktimin e vendndodhjes së Kopshtit të Edenit.

Përmbytja në kohën e Noah, është ajo që e ka ndryshuar gjeografinë e botës duke e bërë kështu shumë më të vështirë që të identifikohet vendndodhja e saktë e Kopshtit.

Disa spekulime thonë që lumi të cilit në Bibël i referohet me emrin Pishon mund te jetë Nili i sotëm.

Teoritë për vendin se ku mund të ndodhet Kopshti i Edenit në fakt janë të shumta.

Ka shumë vende të cilat janë futur në listën e vendeve të dyshuara për të qenë Kopshti i Edenit.

Megjithatë, nesë vendi i saktë nuk dihet, shumica e teorive bien dakord në diçka; Egjipti, Irani, Iraku, Turqia, Arabia Saudite, dhe Izraeli jane vendet më të dyshuara dhe që mendohet që të kene qenë vendndodhja fillestare e Kopshtit te Edenit.

Disa mendojnë që Kopshti ishte i vendosur në Turqi pasi origjina e lumenjve Eufrati dhe Tigris janë pikërisht atje.

Ka të tjerë që mendojnë që vendndodhja aktuale do të ishte Arabia Saudite për shkak se Arabia Saudite është vendi i cili është asociuar me tokën biblike dhe është referuar si Havilah.

Ka edhe nga ata të tjerë që besojnë akoma që Kopshti i Edenit shtrihet nën ujërat e Gjirit Persik.

Një prej teorive gjithashtu e besuar nga shumë njerëz është edhe teoria që pretendon që Kopshti i Edenit te ishte kontinenti i humbur i Atlantis.

Ka edhe nga ata njerëz te cilët mendojnë që Kopshti i Edenit nuk ka ekzistuar në tokë.

Në fundin e viteve 1990, një arkeolog i quajtur David Rohl, deklaroi që kishte gjetur Kopshtin e Edenit.

Ai thoshte se vendndodhja e kopshtit ishte 10 milje larg qytetit Iranian Tabriz, në një lëndinë të rrethuar nga male shumë të larta.

Ai i identifikoi lumenjte Gihon dhe Pishon si Araxes dhe Uizhun.

Ndërkohë misteri i vendndodhjes dhe ekzistencës së Kopshtit të Edenit vazhdon, dhe hipoteza vazhdojnë të hidhen./Përgati Alfapress.al

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128