Historia tragjike që qëndron pas ‘vajzës më të puthur në botë’

11 Shkurt 2023, 18:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Historia tragjike që qëndron pas ‘vajzës më të
Ndoshta nuk e kishit menduar se ekzistonte një rekord për 'vajzën më të puthur' sepse puthjet shpesh janë një çështje private.

Dhe nëse do t'ju kërkohet disi të merrni me mend gruan që posedon atë rekord, mendja juaj mund të zgjedhë disa ikona filmash ose modele të nxehta.

Epo, nuk është asnjëra.

Vajza më e puthur në botë është L'Inconnue de la Seine ("Gruaja e panjohur e Seines".)

Si mundet që 'vajza më e puthur' të jetë edhe një 'grua e panjohur'?

Historia e saj është shumë tragjike.

Ishte fundi i viteve 1880 kur nga lumi i Seine në Paris u nxorr trupi i një vajze afërsisht 16 vjeç.

Autoritetet e dërguan trupin e saj në morg për të parë nëse dikush do të mund të bënte identifikimin e saj, por askush nuk e bëri.

Patologu që ndoqi rasti u magjeps nga bukuria e saj dhe nisur nga kjo ai derdhi në dyll fytyrën e saj.

Falë fytyrës së saj të mrekullueshme që rrezatonte qetësi maska tërhoqi vëmëndje menjëherë.

Ajo frymëzoi artistë për breza të tërë.

Shkrimtari Albert Camus e quajti atë "Mona Lisa e mbytur" .

Fytyra e saj u shndërrua në një pikë referimi dhe ikonë bukurie, siç vërejti kritiku Al Alvarez në librin e tij The Savage God:

Nga filmat te muzika, nga letërsia te baleti, artistët nuk mund të ndalonin së bërë referenca për vajzën e panjohur. 

Ata dolën me të gjitha llojet e imagjinatave dramatike se si ajo përfundoi në një lumë.

Por si e fitoi rekordin si vajza më e puthur ‘Mona Lisa e mbytur’?

Popullariteti i vërtetë i maskës u ngrit në një nivel të ri nga Asmund Laerdal, një prodhues lodrash nga Norvegjia. 

Kompania e tij u themelua pas Luftës së Dytë Botërore duke prodhuar lodra të vogla si dhe kalendarë për fëmijë. 

Laerdal filloi të eksperimentonte me plastikën duke u përpjekur të bënte lodra të reja që dukeshin më realiste dhe natyrale në krahasim me drurin. 

Ai prodhoi një nga kukullat më të zakonshme  të atij shekulli, kukullën "Anne", e cila mbante të njëjtën fytyrë si vajza që u mbyt në Seine.

Një ditë, djali dyvjeçar i Laerdalit, Tore, ishte duke u mbytur.

Por babai i tij që kishte marrë trajnime bazë mjekësor nga lufta arriti të pastronte rrugët e frymëmarrjes nga uji. 

Menjëherë pas kësaj, një grup anesteziologësh iu afruan Laerdal,  duke kërkuar një kukull të re  që mund të përdoret për të demonstruar një teknikë të re ringjalljeje të njohur sot si CPR.

Laerdal mendoi për incidentin me djalin e tij dhe kukullën Anne për të krijuar një ide për të adoptuar kukullën për ta përdorur si manekin që njerëzit të praktikojnë këtë teknikë të re. 

Kështu lindi kukulla e famshme CPR.

Fytyra e saj e qetë do të vazhdonte t'u mësonte miliona njerëzve se si të kryenin veprime kritike të shpëtimit dhe vazhdoi të shpëtonte shumë jetë.

Këto shifra marramendëse që vazhduan të lulëzojnë për një kohë të gjatë janë arsyeja pse ‘Rescue Anne’ është etiketuar me 'gruaja më e puthur në histori, sepse procedurat përfshinin kontaktin gojë më gojë.

Sipas një numri të lëshuar nga kompania Laerdal, rreth dy milionë jetë u shpëtuan nga metoda  CPR.

Anne ndërroi jetë si e panjohur, por vazhdoi të shpëtonte jetë pas vdekjes së saj./ Përgatiti Alfapress.al

 

Historia tragjike që qëndron pas ‘vajzës më të

Historia tragjike që qëndron pas ‘vajzës më të

Po ndodh...