Kur ndeshja miqësore mes karteleve të drogës përfundoi në gjakderdhje

Në 2020 ku të gjithë po festonin ndërrimin e viteve Gulf dhe Zetas Cartels, dy nga bandat kriminale më të fuqishme në Meksikë, të cilët fillimisht ishin të lidhur përpara se të ndaheshin në 2002, organizuan një lojë 'miqësore' në Zacatecas në burgun Cieneguillas, ku 1000 të burgosur ishin në paraburgim.
Por shumë shpejt kjo lojë u shndërrua në kaos të plotë pasi menjëherë u nxorën armët dhe për pasojë vdiqën 16 persona dhe pesë të tjerë u plagosën.
20 ambulanca mbërritën në burgun në veri të Meksikës dhe ata që ishin vizitorë u evakuuan nga objekti, ndërsa policia dhe ushtarët kaluan mbi dy orë duke u përpjekur të ndalonin dhunën.
Zyrtarët pas kontrollit zbuluan katër armë të cilat supozoheshin se ishin futur kontrabandë në burg në prag të Vitit të Ri, kur të afërmit mund të vizitoheshin për ditën e fundit të vitit. Gjithashtu u sekuestruan dhe thika.
Mediat vendase shkruajtën në atë kohë se kaosi mund të ketë qenë një skemë e qëllimshme nga të dënuarit për të krijuar një mundësi arratisje.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

