Nga tradicionalja deri tek 'zhveshja', si evuloi veshja tek shqiptarët?

2 Shkurt 2023, 20:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nga tradicionalja deri tek 'zhveshja', si evuloi veshja tek

Identiteti kombëtar përmes veshjes, është karakteristike për çdo komb në botë.

Por si ka evoluar veshja tek shqiptarët?

Fillojmë me veshjen tradicionale të cilat mbanin shumë elemente që vinin nga lashtësia.

Tipari kryesor i veshjeve popullore shqiptare për burra ishin: kostumi me fustanellë, kostumi me këmishë të gjatë e dollamë (cibun), sipër kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona të shkurtra deri te gjuri).

Nga tradicionalja deri tek 'zhveshja', si evuloi veshja tek

Pjesët më të zbukuruara ishin jelekët dhe xhamadanët e kostumit festiv.

Burrat shqiptarë mbanin edhe stoli të ndryshme argjendi, si jastekë gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekët, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi të gjitha, armët e brezit e të krahut, që ishin gjithnjë të stolisura.

Nga tradicionalja deri tek 'zhveshja', si evuloi veshja tek

Nga tradicionalja deri tek 'zhveshja', si evuloi veshja tek

Për gra, tipet kryesore të veshjeve, ishin: kostumi me xhubletë (një fund në formë kambane), kostumi me këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi me dy futa të vendosura mbi këmishën e gjatë, njëra përpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbështjellëse (një fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).

Nga tradicionalja deri tek 'zhveshja', si evuloi veshja tek

Nga tradicionalja deri tek 'zhveshja', si evuloi veshja tek

Në veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin sipas moshës.

Për të vegjëlit e të rinjtë, kostumi krahinor mund të ishte më i thjeshtë.

Ndryshe nga popuj të tjerë të Ballkanit, në Shqipëri, vajza që kishte arritur moshën e martesës, duhet të vishej thjesht e pa stoli, flokët t’i mbulonte mirë me një shami dhe të mos vishte rrobë të kuqe.

Nga tradicionalja deri tek 'zhveshja', si evuloi veshja tek

Kostumi i martesës ishte varianti më i pasur i veshjes së krahinës, si për nuset edhe për dhëndurët.

Nga tradicionalja deri tek 'zhveshja', si evuloi veshja tek

Vitet '30

Ndërsa në fund të viteve ’30 në Shqipëri do të sanksionohej me ligj një kod i ri veshje.

Te “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, Bernd J. Fischer jep detaje se si u hoq ferexheja dhe se si burrave shqiptarë iu ndalua që të vishnin rrobat popullore në jetën e përditshme. 

Nga tradicionalja deri tek 'zhveshja', si evuloi veshja tek

Ndërsa evidenton përpjekjet e mëparshme që ishin bërë në këtë drejtim, Fischer ndalet te vigjilja e vitit të ri 1936 ku me rastin e pritjes së organizuar në Pallatin Mbretëror, të ftuarve iu kërkua që të vinin me veshje të tipit perëndimor.

Nga tradicionalja deri tek 'zhveshja', si evuloi veshja tek

E në këtë pritje fundviti, Mbreti Zog do të deklaronte: “Ne duhet të bëjmë hapa të shpejtë dhe të mëdhenj drejt kulturës dhe qytetërimin perëndimor. Një gjë e tillë na imponohet prej historisë, prej gjeografisë, pozitës sonë politike dhe prej karakterit të kombit tonë”

Nga tradicionalja deri tek 'zhveshja', si evuloi veshja tek

Periudha e komunizmit

Shqiptarët konsideroheshin si njerëzit me veshjet me të çuditshme në të gjithë bllokun komunist.

Nëse në vendet e tjera, qoftë dhe në ato komuniste, ekzistonte veshja sipas modës, në vendin tonë përdoreshin veshje të veçanta dhe standarde, pavarësisht moshës, vendit dhe klasës shoqërore të cilës i përkiste individi.

Pra Shqipëria ishte vendi i vetëm në botë ku njerëzit visheshin të gjithë njësoj.

Nga tradicionalja deri tek 'zhveshja', si evuloi veshja tek

Deri në vitin 1984, mustaqet, syzet e diellit dhe çanta e vogël në sup ishin të ndaluara si “shfaqje të huaja”.

Djemtë duhet të mbanin flokë shumë të shkurtër.

Nga tradicionalja deri tek 'zhveshja', si evuloi veshja tek

Mjekra që të kujtonte më së shumti mullahët myslimanë, ishte e ndaluar.

Vajzat e reja nuk duhet të binin në sy dhe bizhuteritë ishin të rralla.

Fundi i vajzave duhet të mbulonte gjurin pa qenë shumë i gjatë ndërsa palltoja ishte shumë e shtrenjtë për kohën dhe blihej vetëm 1 ose 2 herë në jetë.

Nga tradicionalja deri tek 'zhveshja', si evuloi veshja tek

Në vitet e para të demokracisë

Paralelisht  me pluralizmin, eksodet, në Shqipëri kishte nisur të gëlonte dhe një jetë e pasur artistike.

Për 50 vjet shqiptarëve u ishte diktuar nga Byroja se çfarë muzike duhet të dëgjonin, se çfarë veshjesh duhet të vishnin, se çfarë pije duhet të konsumonin.

Tashmë të gjithë të rinjtë ishin të etur për të mirëpritur çdo lloj trendi botëror në muzikë e modë.

Nga tradicionalja deri tek 'zhveshja', si evuloi veshja tek

Këtu është një grup gjimnazistësh në vitet ‘90 që po interpretojnë një pjesë techno-pop, një rrymë e famshme e asaj kohe.

Kryesisht atëherë këto grupe kërcenin këngë si “No Limits” nga 2Unlimited apo këngë të “Dr Alban”, “I’ve got the Poëer” nga SNAP etj.

Disco-t ishin një tjetër fenomen në fillim të viteve 90-të.

Mund të mos ju besohet, por këtu ishin edhe fillimet e kërcimit "ngjitur", ku vajza i vendos të dy duart tek shpatullat e djalit dhe ai ja vendos ne bel.

Sicc shihet dhe nga fotot vajzat dhe djemtë për herë të parë mbanin t vëeshur xhinse.

Nga tradicionalja deri tek 'zhveshja', si evuloi veshja tek

Vitet 2000

Por pas viteve 2000 mund të themi me plot gojën se shqiptarët u bën evropian edhe se vetë europianët.

Si dhe në çdo gjë tjetër fundja, aftësinë për t'u përshtatur e kemi fantastike!

Mënyra sesi shqiptarët vishen, stili urban, trajtimi i vetes, shopping-u përgjithësisht nëpër qendrat tregtare, selektiviteti ne atë çka përzgjedhnin  dhe mbi të gjitha ndjekja e brandeve ndërkombëtare dhe të qenit sinkron me trendet më të fundit ishin disa elemente që filluan t’i dallojnë shqiptarët.

Jo vetëm modelet dhe vajzat që merren me botën e televizionit por edhe vajza të thjeshta filluan të  nxjerra në pah format trupore./Alfapress.al

Nga tradicionalja deri tek 'zhveshja', si evuloi veshja tek

Nga tradicionalja deri tek 'zhveshja', si evuloi veshja tek

Nga tradicionalja deri tek 'zhveshja', si evuloi veshja tek