Për pak e vrau por pasi Papa Gjon Pali e fali, killeri turk Mehmet Ali Agca u bë “shërbëtor” i tij

Në sheshin e Shën Pjetrit në qytetin e Vatikani, kur Papa Gjon Pali II po lëvizte në makinë të hapur, u realizua një atentat ku u tentua ti merrte jetën shenjtërisë së tij.
Mehmet Ali Ağca qëlloi nga afër katër herë. Plumbat e goditën Papën në bark, në krahun e djathtë dhe në gishtin tregues. Ishte 13 maj 1981.

Plani kishte qenë që bashkëpunëtori i Ağca-s, Oral Çelik të realizonte një shpërthim për të tërhequr vëmendjen, me qëllim që të mbulonte arratisjen e tij. Por ai e humbi toruan dhe u largua menjëherë.
Ağca arrestohet teksa Papën e drgojnë me urgjencë në spital. Motivi i vrasjes mbetet mister, por pati mjaft akuza përfshirë CIA-n, KGB-në, qeverinë bullgare dhe mafien turke.
Papa mbijetoi nga ky atentat dhe menjëherë u kërkoi të gjithë katolikëve të luteshin për Ağca-n, të cilën ai e kishte falur sinqerisht.

Gjykata italiane e dënoi Ağca-n me burgim të përjetshëm. Në vitin 1983, papa Gjon Pali II e vizitoi në burg sulmuesin e tij, ku patën një bisedë private.
Gjatë burgimit të Ağca-s, Papa mbajti lidhje me familjen e tij dhe në vitin 2000 paraqiti një peticion për falje. Autoritetet italiane e pranuan peticion e Papës dhe Ağca u lirua.
Ai u deportua në Turqi, ku u dënua me burgim të përjetshëm. Mehmet Ali Ağca kishte vrarë gazetarin e majtë Abdi İpekçi në 1979 dhe ishte arratisur nga burgu në Turqi.

Në dhjetor 2014, 33 vjet pas krimit të tij, Ağca mbërriti në Vatikan për të vendosur publikisht trëndafila të bardhë mbi varrin e Gjon Palit II të sapo shenjtëruar.
A nuk është mbresëlënës ky veprim i Papës? Duhet pranuar se për Papa Gjon Palin fjalët nuk mund të ndaheshin nga veprat. Ai kurrë nuk zgjidhte rrugën e lehtë. Ai besonte dhe e dëshmoi se si falja mund t’i ndryshojë njerëzit./Përgatiti Sokol Neçaj

-
Letra/ Pse Albert Einstein refuzoi të bëhej president?
3 Tetor, 11:53 -
Njeriu që bëri 27 vite burg për lirinë e të tjerëve
12 Tetor, 11:54
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


