"Pyetje me spec"/ Si flasin kot më kot kubanët? (Përgjigjia për pyetjen e një dite më parë)

14 Gusht 2022, 19:52 / AKTUALITET ALFA PRESS
"Pyetje me spec"/ Si flasin kot më kot kubanët?

Në rubrikën “pyetje me spec”, Alfa iu pyeti: Si duhet të paguhen regjisorët? Përgjigja e saktë: Me urdhër xhirimi…Ndërsa pyetja që Alfapress ka sot për ju është: Si flasin kot më kot kubanët?

Alfapress.al po ju sjell rubrikën “Pyetje me Spec”, e cila është e përditshme. Çdo mëngjes i mirënjohuri, “mbreti” i Fjalëkryqeve dhe lojërave inteligjente të fjalëve dhe mendjes, Kadri Vokopola, do të shtroj për ju një pyetje “me pak të futur”, pra me spec. Pyetja bëhet e thjeshtë në një mendje inteligjente por gjithsesi përgjigjen e saktë do ta mësoni ditën tjetër në faqen e Alfapress.al, si dhe në Facebook.

Në të njëjtën kohë do të merrni pyetjen tjetër “me spec”, duke ju dhënë mundësi 24 orë që të “vrisni mendjen” dhe të gjeni përgjigjen e saktë.

Kujdes: Nuk bëhet fjalë për pyetje “enciklopedike” për të cilat do të tentoni të gjeni përgjigje në Google. Jo, përgjigjja e saktë është vetëm në kapacitetin tuaj për të vënë mendjen në punë.

Nuk është shumë e vështirë, mjafton që të fusni në punë logjikën dhe ndoshta edhe përvojën tuaj personale.

Jepini dhe shihemi nesër në të njëjtën kohë për të mësuar përgjigjen dhe natyrisht, për të marrë “specin djegës” të radhës./Alfapress.al

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128