Sindroma “Hubris” – një çregullim i veçantë i personalitetit

5 Korrik 2022, 12:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sindroma “Hubris” – një çregullim i

Sindroma “Hubris” është një çregullim që e ka përshkruar këto kohët e fundit, Lord David Owen në revistën shkencore “Brain”. Kuadri është i ngjashëm me atë të tre çrregullimeve të tjera të personalitetit - atë narcistik, istrionik dhe antisocial. Mjeku dhe politikani anglez e përshkruan sindromën me këto karakteristika: - sjellje arrogante, të inspiruara nga mendjemadhësia, që shoqërohet me një preokupim maniakal për imazhin e vetes. Ndërsa termi Hubris në fakt vjen nga greqishtja dhe do të thotë; mendjemadhësi, arrogancë dhe krenari. Sipas psikologëve ky kuadër mendor në më të shumtën e rasteve ndodh tek personat që udheheqin dhe kanë pushtet dhe veçanerisht kur ky pushtet zgjat në kohë dhe këtij pushteti i shtohet dhe një farë suksesi. Pra është “dehja nga pushteti” që nxit shpërthimin e sindromës, së bashku me predispozitën gjenetike.

Që të mund të themi se bëhet fjalë për sindromën “Hubris”, duhet të jenë të pranishme të paktën tre ose kater prej serisë së 14 simptomave. Midis tyre p.sh është : predispozicioni për të kryer veprime që venë në dukje apo  nxjerrin në pah bëmat e vetë personit; një preokupim i ekzagjeruar për imazhin dhe pamjen e vetes së tij; një ekzaltim i sensit të veprimeve të veta kur flitet për to; një tendencë për të folur për veten në vetën e tretë; një besim i ekzagjeruar në gjykimet e veta dhe konsideratë e ulet ndaj këshillave dhe kritikave të të tjerëve.

Sipas një studimi të udhëhequr nga Owen dhe Davidson, në House of Lords të Londrës, publikuar në 2019, kur tiparet negativë të sindromës shfaqen tek liderët politikë, aftësia për të marrë vendime kompromentohet seriozisht duke çuar në pasoja katastrofike ne sferat politike dhe sociale.

Në fakt, ata që vuajnë nga sindroma “Hubris” kryejnë shpesh veprime me qëllim që të marrin një përforcim për imazhin e tyre, duke i dhënë atij një rëndësi të ekzagjeruar dhe humbur keshtu vëmendjen nga objektivat e rolit që kanë. Ata e humbasin kontaktin me realitetin, ndjekin një impuls të pamatur dhe neurotik që përfundimisht të çon drejt paaftësisë. Aktualisht nuk ka kurë për këtë sindromë, por rehabilitimi psikologjik që riforcon efektin e faktorëve mbrojtës është i mundur.

PS. Marre nga shtypi i huaj. Përjashtohet çdo lloj lidhje me persona konkretë.

 

Po ndodh...