Skandal/ Shpronësimet po “vrasin" qytetarët, larg vlerës së tregut.. disa pronarë ngelen rrugëve!

26 Mars 2023, 14:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Skandal/ Shpronësimet po “vrasin" qytetarët, larg

Shpronësimet, të cilat kanë prekur me qindra familje kanë krijuar një hendek padrejtësish të shtetit ndaj qytetarëve të tij, pasi shumica  e familjeve nuk marrin as shpërblimin e duhur për pronën dhe as në kohën e duhur.

Mënyra e shpronësimit bazuar në formulën që po përdoret, për ndërtimin e projekteve me interes publik, po dëmton qytetarin pasi vlera që përllogaritet, në rastin konkret toka, nuk i korrespondon çmimit të tregut çka sjellë përplasje të pronarëve me shtetin dhe duke shkaktuar një dëm social të vazhdueshëm.

Në shumë raste qytetarët me pretendimet e tyre shpërfillen, siç po ndodh me ata të Bërxullës të cilët prej 6 muajësh protestojnë për një marrëveshje me institucionet përkatëse, pas vendimit për projektin e rrugës Thumanë-Kashar, segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier.

Banorët ankohen për shpërfilljen nga shteti duke deklaruar se do të vetëflijohen nëse i'u prishen banesat pa marrëveshje.

L I G J

Nr.8561, datë 22.12.1999

Skandal/ Shpronësimet po “vrasin" qytetarët, larg

Një ndër pikat që banorët e Bërxullës ankohen është se nuk po marrin asnjë përgjigje për pretendimet që kanë, pika 3 e nenit 15  të ligjit për shpronësimin.

Po çfarë ka ndodhur ndër vite me shpronësimet? Sa të drejta kanë qënë ato?

Shpronësimet zënë një zë të rëndësishëm çdo vit në buxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës. Vetëm për vitet 2015-2020 janë paguar në total 37 milionë euro për shpronësime, ku viti me vlerën më të madhe është viti 2020.

Një raport i KLSH-së auditoi bypass-in e Vlorës, evidentoi se vlera totale e shpronësimeve është 578,6 milionë lekë, nga të cilat janë likuiduar 304 milionë lekë, ose afërsisht 2,4 milionë euro, ose pak më shumë se gjysma. Pjesa tjetër, prej 274 milionë lekësh, nuk është likuiduar. Pjesa dërrmuese e pronarëve, që janë prekur nga ndërtimi i bypass-it të Fierit, nuk i kanë marrë paratë. KLSH ka konstatuar se nga 846 milionë, që është përllogaritur kostoja e shpronësimeve, janë likuiduar vetëm 331 milionë lekë ( 2.6 milionë euro) dhe mbetet për t’u likuiduar detyrimi për shpronësime në shumën totale prej 515 milionë lekësh.

Përveç shpronësimeve të paguara në mënyrë ligjore për kompensime të pranuara, një ndër dritëhijet e procesit është ai i shpronësimeve, që kanë gjetur të drejtën në dyert e gjykatave.

Të pakënaqur me shpronësimet për interes publik, një pjesë e konsiderueshme i drejtohen gjykatës. Vetëm për 16 projekte, që janë përfshirë në shpronësime për interes publik, janë të paktën 101 çështje në gjykatë (faqe 278). Numrin më të madh të ankimimeve në gjykatë e merr projekti Pallati me shigjeta-Rreth-rrotullimi Shqiponja me të paktën 59 çështje, ndërkohë që nuk mbeten pas edhe projekte të tilla si Bulevardi Verior dhe Rehabilitimi i Lumit të Tiranës apo Pallati me shigjeta-Rreth-rrotullimi Shqiponja (shtesë) dhe ndërtimi i segmentit rrugor, nyja TEG.

75.5 milionë euro në dispozicion të projekteve madhore në Kryeqytet, ende ka banorë që nuk kanë përfituar nga shpronësimi. 

Tri projekte të mëdha infrastrukturore në Tiranë: Astiri, Bulevardi i Ri-Sheshi Shqiponja, si dhe rindërtimi i zonës 5 Maji, kanë prekur një total prej 623 pronash. Ende është i paqartë numri i saktë se sa prej tyre kanë përfituar dëmshpërblim dhe sa prej tyre nuk kanë mundur të përfitojnë asgjë nga fondi prej 75.5 milionë eurosh, i vënë në dispozicion për këtë qëllim. Shifra është nxjerrë nga INA MEDIA, e cila iu referua rekomandimit të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, që sugjeroi Fletoret Zyrtare për të nxjerrë vlerat e shpronësimeve.

Skandal/ Shpronësimet po “vrasin" qytetarët, larg

Ja si bëhen shpronësimet ne vendin tonë, me çmime skandaloze larg vlerës së tregut, të cilat nuk janë rishikuar që në 2016-ën.

Formula se si bëhen shpronësimet në vendin tonë ka qenë shpesh në qendër të kritikave, kjo pasi ka një hendek të madh mes çmimeve të pronës në tregun e lirë dhe çmimeve referencë, me të cilat shteti operon për dëmshpërblimet.

Aktualisht, baza për shpronësimin e tokës mbetet VKM 89/2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”. Sipas kësaj harte, çmimi mesatar për 1 m2 për Tiranën varion nga 23.703 lekë për zonën kadastrale 8110, ku përfshihet Tufina, deri në 66. 969 lekë për zonën kadastrale 8380, që përfshin qendrën e Tiranës. Edhe për çmimet e ndërtesave vlera përcaktohet nga Enti Kombëtar i Banesave, sipas kostos së ndërtimit të vitit 2016.

Çmimi mesatar për 1 m2

-23.703 lekë për zonën kadastrale 8110, ku përfshihet Tufina

-66. 969 lekë për zonën kadastrale 8380, që përfshin qendrën e Tiranës

Myrshit Vorpsi, nga shoqata Pronësi me Drejtësi, ka foluar për INA media duke e konsideruar të qëllimtë mos-rishikimin e çmimeve që nga viti 2016. Sipas tij, harta e vlerës së tokës, që përfshin gjithë Shqipërinë ka çmime skandaloze, të cilat janë shumë larg vlerës reale të tregut, por edhe çmimet kanë ndryshuar shumë.

Arsyeja e kësaj “ngrirjeje” ka të bëjë direkt me detyrimin e shtetit shqiptar ndaj pronarëve për kompensimin e tyre. Ajo mbahet qëllimisht në nivele të ulëta, në mënyrë që vlera e kompensimit të jetë sa më e ulët”, – akuzon Vorpsi.

Këtë skemë përfitimi nga shteti ai e ilustron me projektin e Unazës, ku banorët mesatarisht u kompensuan me 53.500-70.000 lekë/m2. Sipas tij, ndërtimet e asaj zone po bëhen me një çmim real shitjeje, 1500-1600 euro/m2, shumë larg vlerës që shteti i ka dëmshpërblyer. Pa llogaritur edhe kosto të tjera shtesë, siç është përqindja që merr pronari.

Edhe sikur ta marrim, që pronari fiton për çdo m2 tokë, që dorëzon – 1 m2 ndërtim, ai do merrte pas minimalisht, po ta shiste këtë ndërtim, 1500-1600 euro/m2. Me hartën e qeverisë përfiton vetëm 30 mijë lekë apo 260 euro për m2. Këtu kuptohet qartë çfarë humbasin pronarët dhe çfarë fiton qeveria”, – nënvizon Vorpsi.

Sipas tij, harta e vlerës së tokës duhet të rishikohet me urgjencë, për të vendosur në raport të drejtë përfitimi ata që shpronësohen për interesa publike./ Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide