“Trekëndëshi” i pamundur

Vështrojeni me kujdes këtë ‘objekt’ në foto që, ndonëse duket si një trup i ngurtë në hapësirë, në realitet nuk është i tillë. Ai është vetëm një ‘objekt’ i vizatuar në një plan dy dimensional, që bota shkencore dhe artistike e njeh si “Trekëndëshi Penrose”.
Është një figurë gjeometrike trekëndore e vizatuar në plan dy dimensional që syrit tonë i duket si një objekt real tre dimensional. Atij nuk i korrespondon asnjë objekt real në natyre d.m.th në një botë tre dimensionale dhe është thjesht një iluzion optik për syrin tonë.
U konceptua për herë të parë nga Roger Penrose në vitin 1950 dhe pas tij u vizatuan edhe figura të tjera të ngjashme që, ndonëse duken si objekte tre dimensionale, në fakt nuk ekzistojnë në realitet. Figura të tilla (pseudo-trupa) do të bëheshin shumë shpejt edhe objekt i artit modern abstrakt. Tentativa të shumta për të krijuar objekte të ngurta që të paraqesin “Trekendeshin Penrose” kanë dështuar.
Sir Roger Penrose (1931) është një matematicien, fizikan dhe filozof i shkencës, profesor në Universitetin e Oxford-it, Londër. Ai ka dhënë një kontribut të shquar në përpunimin e aparatit matematik në studimet kozmologjike. Mbajtës i shumë çmimeve midis të cilave edhe Wolf Price për Fizikë, në 1988, së bashku me astrofizikanin e njohur Stephen Hawking, për të ashtuquajturat Teoremat e Sengularitetit Penrose-Hawking.
PS. Roger Pernos u laureua me çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2020 për kontributin e tij shumëvjeçar në Astrofizikë./ Përgatiti Klodi Stralla
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
