Masa ekstreme në pritje të protestës, autoblinda dhe autoboti me ujë vendosen te Parlamenti

2 July 2026, 09:04 / POLITIKË ALFA PRESS
Masa ekstreme në pritje të protestës, autoblinda dhe autoboti me
Masat e sigurisë rreth Parlamentit kanë kaluar në një tjetër nivel përpara nisjes së seancës plenare dhe tubimit të qytetarëve. Përveç gardhit metalik dhe rrethimit të zonës së Pedonales, Policia e Shtetit ka sjellë në terren edhe mjete të rënda për menaxhimin e turmave.

Pranë ambienteve të Kuvendit janë pozicionuar tashmë një autoblindë e forcave të sigurisë si dhe një autobot uji, i cili përdoret zakonisht për shpërndarjen e protestuesve në raste të përshkallëzimit të situatës.

Këto masa ekstreme vijnë pas tensioneve dhe episodeve të dhunës policore të regjistruara ditën e martë, ndërsa autoritetet duket se janë përgatitur për çdo skenar të mundshëm përballjeje me protestuesit që pritet të mbërrijnë në shesh rreth orës 10:00.

Po ndodh...

ide