Shpërthimi me tritol trondit Vlorën! Lënda plasëse i vendoset lokalit në bregdet, shpërthen dhe një makinë

2 July 2026, 08:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një shpërthim i fuqishëm ka shkundur Vlorën në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi rreth orës 04:00 i është vendosur tritol një lokali në lagjen "Pavarësia".

Paraprakisht raportohet se si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme të konsiderueshme materiale në ambientet e lokalit. Ndërsa raportohet të jetë dëmtuar një automjet që ndodhej i parkuar pranë vendit të ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë  shërbimet e Policisë së Vlorës, së bashku me grupin e ekspertizës kriminalistike, të cilët kanë nisur këqyrjen e zonës dhe grumbullimin e provave për zbardhjen e plotë të rastit.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pritet të dalin detaje të reja në vijm.

Po ndodh...

ide