Mbyllet protesta e 170-të kundër kastës politike në Tiranë

16 November 2026, 21:27 / POLITIKË ALFA PRESS
Mbyllet protesta e 170-të kundër kastës politike në

Është mbyllur protesta e 170-të në Tiranë. Gjatë ditës së sotme, pati tensione të herëpashershme mes policisë dhe qytetarëve.

Policia nuk ka lejuar qytetarët që të protestojnë në bulevardin kryesor përpara Kryeministrisë. Kjo ka detyruar studentët dhe qytetarët që të protestojnë, duke qëndruar në trotuare.

Pikërisht në trotuare, ka pasur tensione të tjera. Efektivët u përplasën me protestuesit edhe në mënyrë të dhunshme. U kryen disa shoqërime të protestuesve.

Në News24 erdhën disa denoncime të forta, të personave që janë gjobitur me 5 mln lekë vetëm pse kanë bllokuar rrugën. Ata thanë se janë në gjendje të vështirë ekonomike dhe nuk kanë mundësi të paguajnë, duke akuzuar qeverinë se po godet të varfrit.

 

 

Po ndodh...