“Më goditi me tavëll qelqi në kokë”/ Kamarieri 18-vjeçar dëshmon si u sulmua nga djemtë e pronarit të hotelit në Golem

Zbardhet dëshmia e 18-vjeçarit Genti Nela, i cili pretendon se është dhunuar nga katër persona në hotelin “Flar”, në zonën e Malit të Robit në Golem.
Sipas dëshmisë që disponon media, Nela kishte nisur punë si banakier në hotel më 10 korrik të këtij viti. Për fillimin e punës, ai thotë se kishte komunikuar me Florian dhe Arbër Habilajn.
Sipas 18-vjeçarit, konflikti ka nisur më 27 gusht, kur ai ka kërkuar pagën dhe ka njoftuar se do të largohej nga puna, pasi kishte gjetur një punë tjetër.
Në dëshminë e tij, Nela tregon se në momentin kur ka komunikuar për largimin nga puna kanë qenë të pranishëm Florian dhe Arbër Habilaj, Enold Dragoti dhe Mariglen Mosha.
Ai pretendon se kërkesa e tij nuk është pranuar dhe se fillimisht është sharë, ndërsa më pas situata ka kaluar në dhunë fizike.
“Floriani më ka goditur i pari me grusht, ndërsa Arbëri më ka goditur me një tavëll qelqi në kokë dhe në fytyrë. Jam goditur edhe nga Enold Dragoti, ndërsa Mariglen Mosha më ka mbajtur dhe më ka penguar të largohesha.”-tha ai.
18-vjeçari tregon se, sipas tij, personat i kishin bllokuar rrugën dhe vazhdonin ta godisnin. Ai pretendon gjithashtu se gjatë përplasjes është kërcënuar me vdekje.
Sipas dëshmisë, në përpjekje për t'u mbrojtur dhe për t'u larguar nga vendi, Nela ka marrë një gotë qelqi dhe ka goditur Florianin në kokë. Ai thotë se ka përdorur edhe grushte, me qëllim që të krijonte mundësi për t'u larguar.
Pas kësaj, 18-vjeçari tregon se ka mundur të largohet me vrap, por sipas tij, përplasja nuk ka përfunduar aty.
“Pas kësaj kam arritur të largohem me vrap, por jam ndjekur nga të katër personat, të cilët më kanë bllokuar përsëri rrugën dhe më kanë goditur sërish.”-u shpreh Nela.
Dëshmia e Gent Neles është pjesë e materialeve që lidhen me ngjarjen e ndodhur në hotelin “Flar” në Golem.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128