Sherr në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet vëllain e “Rrumit të Shijakut”

5 November 2026, 15:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sherr në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet vëllain e

Një përplasje fizike mes dy të paraburgosurve është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Sipas JOQ, në konflikt janë përfshirë Julian Gjoshi, kunati i Altin Hajrit, dhe Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth një javë më parë, në ambientet e përbashkëta të institucionit penitenciar. Fillimisht, mes dy të paraburgosurve ka pasur një debat verbal, i cili më pas ka degjeneruar në përplasje fizike.

Po të njëjtat burime raportojnë se, Julian Gjoshi i është afruar Vullnet Muçës dhe e ka goditur me grusht. Deri më tani, rrethanat dhe shkaqert që çuan në këtë konflikt mbeten të paqarta.

Mbetet për t’u zbardhur motivi i sherrit dhe nëse do të ketë masa të tjera ndaj tyre.

Po ndodh...