Qëlluan me armë drejt dy personave nga makina në Berat, arrestohet 36-vjeçari i deportuar nga Greqia

5 November 2026, 14:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Qëlluan me armë drejt dy personave nga makina në Berat,

Një 36-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pasi akuzohet se, në bashkëpunim me vëllanë e tij, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave në qytetin e Beratit. Ngjarja ka ndodhur më 2 janar 2025, në lagjen “Donika Kastrioti”, ndërsa fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të dëmtuar.

Policia bën me dije se ndaj K. M. është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sipas hetimeve, 36-vjeçari dhe vëllai i tij, i cili është shpallur në kërkim, kanë qëlluar me armë nga një automjet në drejtim të dy shtetasve.

Arrestimi i tij u bë pas deportimit nga Greqia. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

 

 

Po ndodh...