A është “Iliada” e Homerit një hartë thesari?

Poema e lashtë homerike, e krijuar rreth shekullit VIII para erës sonë, është aq e pasur me referenca gjeografike dhe kulturore, saqë ka udhëhequr arkeologët modernë drejt zbulimeve të jashtëzakonshme.
Në vitin 2024, një ekip studiuesish nga Fondacioni Kombëtar i Kërkimeve i Greqisë dhe Ministria Greke e Kulturës arritën të identifikojnë, falë poemës, dhjetë anije të mbytura pranë ishullit Kasos, në arkipelagun e Dodekanezit.
Një nyje tregtare e lashtë
Sipas Iliadës, nga ky ishull kishin nisur anije për të marrë pjesë në Luftën e Trojës.
Duke u nisur nga ky detaj poetik dhe duke e pasuruar me burime të tjera antike, arkeologët filluan të eksploronin nëndetin e Kasos-it, duke zbuluar mbetje anijesh dhe mallrash që i përkasin periudhave shumë të ndryshme kohore, nga viti 3000 p.e.s. deri në Luftën e Dytë Botërore, përfshirë epokën klasike dhe atë bizantine.
Këto gjetje rikthejnë Kasos-in në hartën historike, duke dëshmuar se ishulli ishte dikur një kryqëzim detar strategjik, që lidhte rrugët tregtare të Mesdheut, nga Spanja deri në Azinë e lashtë. /bota.al
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


