Sulm i armatosur ndaj patrullës amerikane në Siri, 6 të plagosur

Një patrullë e përbashkët e forcave amerikane dhe atyre siriane është sulmuar nga një person i armatosur në qytetin Palmira të Sirisë. Sulmuesi i ka zënë në befasi ushtarët, duke hapur zjarr dhe duke plagosur të paktën gjashtë persona.
Sipas agjencisë shtetërore siriane të lajmeve SANA, në sulm janë plagosur të paktën katër ushtarë amerikanë dhe dy sirianë. Disa prej ushtarëve amerikanë raportohet se janë në gjendje kritike dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.
Mësohet se helikopterë amerikanë kanë ndërhyrë për të evakuuar të plagosurit, duke i transportuar ata në bazën ushtarake amerikane në Al-Tanf, pranë kufirit me Irakun.
Më herët, dy zyrtarë sirianë kanë deklaruar për agjencinë ndërkombëtare Reuters se një kolonë e përbashkët e forcave siriane dhe atyre amerikane, pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA kundër Shtetit Islamik, ka rënë nën zjarr.
Forcat amerikane janë të dislokuara në verilindje të Sirisë prej rreth një dekade, në kuadër të operacioneve për mbështetjen e forcave kurde dhe luftës kundër organizatës terroriste ISIS.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


