U akuzua në mbledhje se ka kërkuar firmat e deputetëve për Endri Shabanin, Salianji me ironi: Edhe luftërat punike unë i kam zhvilluar

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, e shoqëruar me debate dhe tone të larta, ish-deputeti Ervin Salianji foli për mediat, duke sqaruar qëndrimet e tij dhe duke iu përgjigjur akuzave të ngritura ndaj tij gjatë diskutimeve.
Salianji u shpreh i keqardhur që, sipas tij, mbledhja e Kryesisë e zhvendosi tërësisht vëmendjen nga organizimi i protestës dhe përballja me qeverinë, drejt përplasjeve të brendshme.
“Jam i keqardhur që mbledhja e Kryesisë e zhvendosi komplet fokusin nga protesta te diskutimet e brendshme. Kishte mendime të ndryshme, por ajo që di t’ju them është se do ecim përpara. Nuk do ketë ndryshim pa sakrifica, pa reagime dhe pa përplasje”, deklaroi Salianji.
Ai theksoi se do t’u përgjigjet të gjitha akuzave me fakte dhe emra konkretë. “Do vazhdojmë të ecim përpara çdo akuze dhe çdo idiotësie do t’i përgjigjemi me fakte konkrete dhe me emra konkret”, shtoi ish-deputeti demokrat.
Gjatë prononcimit për mediat, Salianji hodhi akuza ndaj drejtuesve të Partisë Demokratike, duke i konsideruar përgjegjës për paqartësitë në vendimmarrje. “Vendimmarrja e PD-së, e cila ka qenë e paqartë në shumë situata, i bën drejtuesit përgjegjës. Unë po bëj përgjegjës drejtuesit e PD-së për këto paqartësi”, u shpreh ai.
I pyetur lidhur me akuzat se kishte mbledhur firma të deputetëve për kandidaturën e Endri Shabanit për postin e Avokatit të Popullit, Salianji reagoi me ironi, duke i mohuar këto pretendime.
“Edhe luftërat punike unë i kam zhvilluar. Edhe për firmat për Endri Shabanin unë i kam mbledhur, që nuk jam deputet”, tha Salianji me tone ironike, duke lënë të kuptohet se akuzat ndaj tij janë të pavërteta.
Deklaratat e Salianjit vijnë në një moment tensioni brenda Partisë Demokratike, ndërsa përplasjet e brendshme kanë shoqëruar diskutimet e fundit në strukturat drejtuese të partisë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



