A është zbuluar varri i Kleopatrës dhe i të dashurit të saj Mark Antony?

8 Nëntor 2022, 10:46 / MISTERE ALFA PRESS

A është zbuluar varri i Kleopatrës dhe i të dashurit të

Një tunel i gdhendur në shtresa shkëmbi është zbuluar nën tempullin e lashtë të Egjiptit, Taposiris Magna, ose ‘varri i madh i Osiris’ i cili mund të çojë në varrin e humbur prej kohësh të faraones së fundit të Egjiptit, Kleopatrës.

Tuneli i cili po njihet si ‘një mrekulli gjeometrike, shtrihet për më shumë se 4800 këmbë, ka një gjatësi prej gjashtë metrash dhe thuhet si i ngjan tunelit të Eupalinons në ishullin grek të Samosit, i cili njihet si një nga arritjet e botës klasike.

Arkeologia Kathleen Martinez e Universitetit të San Damingos ka qenë e bindur për më shumë se një dekadë se Kleopatra dhe i dashuri i saj Mark Antony prehen brenda tempullit dhe tuneli mund të jetë rruga drejt këtij zbulimi.

Tempulli ndodhet pranë kryeqytetit të lashtë egjiptian të Aleksandrisë.

Martinez është shprehur se gjetja e mbetjeve të faraones së fundit të Egjiptit do të ‘ishte zbulimi më i rëndësishëm i shekullit të 21-të.’

Arkelogia beson se pasi Mark Antoni vrau veten pas disfatës ndaj Oktavianit dhe se Kleopatra para vetëvrasjes së saj vendosi plane të detajuara që të dy të varroseshin atje, sipas miteve.

Martinez është shprehur për National Geographic:

‘’Kleopatra negocoi me Octavian që trupi i Mark Antoni të varroset në Egjipt. Ajo donte të varrosej me të sepse donte të ringjallte legjendën e Isis dhe Osirisit.

Kuptimi  vërtetë i kultit të Osiris është se ai jep pavdekësinë.

‘Pas vdekjes së tyre, Perënditë do ta lejonin Kleopatrën të jetonte me Antonin në një formë tjetër ekzistence, kështu që ato do të kishin jetën e përjetshme së bashku.’

Martinez tani mund të jetë në rrugën e duhur pasi zbuloi tunelin e gdhendur në shkëmb që ndodhet rreth 43 metra poshtë tempullit.

Ekipi hulumtues beson se themelet e Tempullit Taposiris Magna janë gjithashtu nën ujë për shkak të të paktën 23 tërmeteve që goditën bregdetin egjiptian midis 320 pas Krishtit dhe 1303 pas Krishtit.

Martinez zbuloi gjithashtu disa objekte të rëndësishme brenda tempullit, duke përfshirë monedha që mbanin imazhet dhe emrat e Mbretëreshës Kleopatra, Aleksandrit të Madh dhe një numër statujash me kokë të prerë, si dhe statuja të perëndeshës Isis.

Kleopatra ishte e fundit e një linje të gjatë të sundimtarëve Ptolemeikë të Egjiptit- me prejardhje nga gjenerali grek Aleksandri i Madh.

Ajo sundoi nga viti 51 para Krishtit deri në vitin 30 para Krishtit - deri në ditën kur vdiq.

Kleopatra u bë Kleopatra VII, mbretëresha e Egjiptit, pas vdekjes së babait të saj, Ptolemeut XII, dhe vëllai i saj u bë Mbret Ptolemeu XIII në të njëjtën kohë – ata sunduan Egjiptin nën titullin zyrtar të burrit dhe gruas. 

Për të fituar mbështetje midis popullit të lashtë egjiptian, Kleopatra u shpall gjithashtu vajza e Re, perëndisë egjiptiane të diellit. 

Kleopatra ra në dashuri me Mark Antonin, i cili ishte i dyti në komandë të Jul Cezarit.

Sidoqoftë, Antoni u martua për të ndrequr një aleancë të tendosur me një sundimtar tjetër të quajtur Octavia dhe pasi u martua me Octavian, Antoni la gruan e tij të re për të kaluar kohë me Kleopatrën, sipas History Channel .

Oktavia i shpalli luftë Kleopatrës dhe Antonit, duke i mundur të dy. 

Më pas Kleopatra u strehua në mauzoleun që ajo kishte porositur për vete, gjë që bëri që të përhapeshin thashethemet se ajo kishte vrarë veten.

Tregimet e lashta tregojnë për një gjarpër që ishte fshehur brenda një shporte me fiq të sjellë nga fshati që u përdorën nga Mbretëresha për të kryer vetëvrasje më 12 gusht 30 para Krishtit, si dhe për të vrarë dy nga shërbëtorët e saj.

Por akademikët e kanë hedhur poshtë këtë gojëdhënë popullore, duke thënë se gjarpërinjtë helmues në Egjipt, si kobrat dhe nepërkat, do të kishin qenë shumë të mëdhenj për të hyrë fshehurazi në pallat.

A është zbuluar varri i Kleopatrës dhe i të dashurit të A është zbuluar varri i Kleopatrës dhe i të dashurit të 

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128