Çfarë do të thotë të dëgjosh zëra kur pranë nuk ke njeri?!

13 Korrik 2022, 17:58 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Çfarë do të thotë të dëgjosh zëra kur

Ndoshta shumë njerëz pak a shumë me vetëdije, kanë pasur një përvojë të çuditshme.

Befas kanë dëgjuar një zë pa mundur të kuptojnë se nga vjen.

Ky fenomen i lidhur me konceptin e udhëheqjes shpirtëror, ka në emër specifik: clairaudience. 

Fjalori italian e përkufizon si praninë e një udhërrëfyesi shpirtëror, një formë e mprehtësisë në të cilën zërat ose tingujt perceptohen se vijnë nga larg.

Një person që ka përjetuar një fenomen të tillë, e tregon në këtë mënyrë takimin me udhërrëfyesin e tij shpirtëror.

‘’Kam punuar si recepsioniste në një hotel dhe gjatë një turni të natës, ndërsa isha vetëm, dëgjova qartë emrin tim.

Nuk kishte njeri në dhomë, unë isha vetëm, kurse kujdestari po pushonte në zonën tjetër të hotelit.

Fenomeni ndodhi edhe më vonë, derisa kuptova se dikush kishte ndërmend të më linte një mesazh të rëndësishëm”.

Dukuria dhe shpjegimi shkencor

Në përpjekje për të kuptuar më mirë rolin dhe qëllimin e një udhërrëfyesi shpirtëror, ajo që duket e zakonshme për ata që kanë përjetuar përvoja si ajo më sipër, është ndjenja e nevojës për të marrë një mesazh të veçantë.

Sipas studiuesve të fenomeneve të quajtuara paranormal, këto qënie të mbinatyrshme kanë mision të na ndihmojnë gjatë jetës sonë në tokë.

Të na drejtojnë, të na udhëheqë të jetojmë sipas një qëllimi më të qartë dhe më të saktë.

Disa udhërrëfyes shpirtërorë qëndrojnë me në për gjithë jetën, ndërsa të tjerë zhduken në një moment pas një kohe të caktuar.

Udhërrëfyesi shpirtëror mund të ketë nivele të ndryshme të vetëdijes.

 Zëri i tij mund të jetë ose zëri i një femre ose zëri i një mashkulli, megjithëse në realitet ato janë vetëm të një lloji energjie. 

Ata mund të jenë një i afërm i vdekur  ose dikush që e kemi njohur në një jetë tjetër.

Duhet thënë gjithashtu se shkenca është përpjekur të japë një shpjegim për këtë fenomen.

Shkencëtarët besojnë se zërat mund të lindin për shkak të një ngjarjeje traumatike të përjetuar nga individi.

Një aksident, ose një ngjarje që ka ndryshuar përvojën psikologjike të individit.

Pra, pikërisht për këtë arsye, nuk ka asnjë arsye për t'u frikësuar./ Marrë nga giornodopogiorno.org/

 

 

Po ndodh...