Kush ishte Gilles de Rais, vrasësi i parë serial në histori?

Gilles de Rais, një fisnik francez i shekullit XV dhe aleat i afërt i Zhan D'Arkës gjatë Luftës Njëqindvjeçare, njihet sot si një nga vrasësit serialë të parë të dokumentuar në histori. Hero lufte dhe më pas i dënuar për tortura, sodomi dhe vrasjen e mbi 100 fëmijëve, historia e tij lëkundet mes faktit dhe legjendës makabre.
I lindur më 1404 në Champtocé-sur-Loire, Gilles de Rais, ishte i pasur dhe i arsimuar. Jetim që në moshë të vogël, ai trashëgoi pasuritë e gjyshit të tij, Jean de Craon, dhe u martua me Catherine de Thouars, duke fituar ndikim e pasuri të mëdha.
Kur lufta me Anglinë rifilloi në vitin 1422, ai u dallua për trimëri dhe u bë një figurë e lavdishme ushtarake. Në vitin 1429, ai luftoi krah për krah me Zhan D'Arkën në betejat e Orleansit, Jargeausë e Patayt dhe u shpërblye me titullin "Marshall i Francës".
Por pas ekzekutimit të Zhan D'Arkës në vitin 1431, de Rais u tërhoq nga ushtria dhe u mbyll në kështjellat e tij. Aty, sipas akuzave të mëvonshme, nisi rruga e tij e errët.
Pas vitit 1433, de Rais shpenzoi pasurinë e tij në luks dhe në projekte të mëdha artistike, përfshirë një shfaqje teatrale madhështore. Ai u përfshi gjithashtu në praktikimin e alkimisë dhe okultizmit për të rifituar pasurinë e humbur. Pikërisht në këtë periudhë, sipas dokumenteve të gjyqit, filluan vrasjet: fëmijë të varfër rrëmbeheshin, abuzoheshin dhe më pas vriteshin mizorisht në kështjellën e tij në Machecoul. Dëshmitarët rrëfyen se de Rais përdorte gjakun dhe pjesët e trupave të tyre në rituale për të thirrur demonë.
Në maj 1440, një incident me rrëmbimin e një kleriku çoi në hetime zyrtare nga peshkopi i Nantës. Shumë shërbëtorë dhe fshatarë dëshmuan kundër tij, duke përshkruar vrasje të qindra fëmijëve. Përballë torturës, me 21 tetor 1440, Gilles de Rais pranoi fajësinë dhe tha: "Ju kam treguar mjaftueshëm për të varur dhjetë mijë burra." Ai u dënua me varje dhe u dogj në turrën e druve me 26 tetor.
Megjithëse për shekuj është konsideruar "vrasësi i parë serial" dhe ka frymëzuar përrallën e "Bluebeard"-it, disa historianë modernë dyshojnë në fajësinë e tij. Studiuesja Margot K. Juby argumenton se ai u rrëfye nga frika e torturës dhe për të shmangur përjashtimin nga kisha. Gjithashtu, dukati i Bretanjës, i cili e akuzoi, përfitoi të gjitha tokat e tij pas dënimit, duke ngritur dyshime për motive politike.
Në vitin 1992, një "gjyq simbolik" me ministra francezë, deputetë dhe ekspertë të UNESCO-s e shpalli de Raisin të pafajshëm, megjithëse vendimi nuk kishte fuqi ligjore.
E vërteta e Gilles de Raisit mbetet e paqartë: a ishte ai një kriminel i tmerrshëm që vrau për pasione të errëta, apo një viktimë e intrigave politike dhe histerisë fetare?
Pas më shumë se pesë shekujsh, figura e tij mbetet në kufirin midis heroit dhe përbindëshit, një kujtesë e errët e asaj që ndodh kur lavdia, pushteti dhe frika përzihen në mënyrë vdekjeprurëse. / All Thats Interesting
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





