Liqeni i cekët në Kanada që mund të tregojë për ‘origjinën e jetës në tokë’ (fotot)

17 Shkurt 2024, 17:52 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Liqeni i cekët në Kanada që mund të tregojë për

Në këtë panoramë vullkanike pa florë ose faunë në provincën kanadeze British Columbia shihen disa trupa cekët uji me një përzierje të sakte kushtesh kimike e fizike, aq sa kanë bindur ekspertët thonë se mund të shërbejë si model i ‘pikënisjes se jetës në planetin tonë.’

Liqenet e cekëta të kripura në tokën vullkanike të njohura si ‘Last Chance Lake’ — ngjajnë me liqenet e lashtësisë të pasura me karbon qe kishin qenë djepi i jetës, thotë bashkë-autori David Catling, profesor gjeo-shkencash në Universitetin e Uashington.

“Ne mund të kërkonim për kushte të caktuara që funksionojnë si blloqet e ndërtimit të jetës në natyrë. Mendojmë se ky është një vend premtues për origjinën e jetës”, tha Catling.

Vemendja e tyre u fokusua këtu pasi një dokument në vitet 1990 zbulonte sasi të mëdha fosfatesh.

Dhe kur ata erdhën për të kontrolluar zbuluan se liqeni i cekët i Last Chance Lake në lartësi rreth 1,000 metra, ka nivelet më të marta të fosfateve të çdo trupi ujor në tokë.

Uji i Last Chance Lake ishte i mbushur gjithashtu jo vetëm me fosfate por dhe me mineralin dolomit, që ndihmon akumulimin e fosforit në mjedis dhe të krijimit të kushteve të cilat studiuesit besojnë se kanë sjellë lindjen e jetës në tokë, thotë Haas.

“Po punojmë me idenë se ky tip mjedisi ishte favorizues për jetën në tokë,” tha ai, duke shtuar se liqenet Last Chance Lake nuk janë 4 miliardë vjet të vjetër por vetëm 10,000. Prandaj vendi është një mjedis analog natyral që i ofron shkencëtarëve të kuptojnë sesi është dukur toka primitive.

“Kemi arsye të besojmë se liqene të tilla kanë dalë në tokë 4 miliardë vjet më parë pasi  liqenet Last Chance Lake qëndrojnë mbi shtresa që krijojnë ujin e sodës, që është parakushti për nivele të larta fosfati”.

Vetë soda formohet nga bashkëveprimi i ujit me shkëmbin vullkanik. Ajo gjendet kudo në botë por është shumë e rrallë në ujëra të kripur, siç janë liqenet në fjalë.

Njësi të tilla uji kanë qenë në fokus të shkencëtarëve dhe më parë si origjinë e mundshëm e jetës, teksa në vitet 1800, Charles Darwin krijoi teorinë e “pellgut të vogël të ngrohtë” të liqeneve me fosfate, ku mund të jenë formuar molekulat e para të jetës.

Por nëse jeta ka lindur vërtet ne liqenet e sodës apo në fund të oqeaneve, njohuri të tilla mbeten vetëm teorike./CNN/

Liqeni i cekët në Kanada që mund të tregojë për

Vetë soda formohet nga bashkëveprimi i ujit me shkëmbin vullkanik. Ajo gjendet kudo në botë por është shumë e rrallë në ujëra të kripur, siç janë liqenet në fjalë.

Liqeni i cekët në Kanada që mund të tregojë për

“Ne mund të kërkonim për kushte të caktuara që funksionojnë si blloqet e ndërtimit të jetës në natyrë. Mendojmë se ky është një vend premtues për origjinën e jetës”, tha Catling.