Misteret e Baba Vangës/ 'Profetja' bullgare që parashikoi 11 Shtatorin dhe ISIS-in

15 Qershor 2022, 14:40 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Misteret e Baba Vangës/ 'Profetja' bullgare që parashikoi 11

Ka vdekur në vitin 1996 në moshën 85-vjeçare, duke lënë pas profeci, që ndjekësit e saj më të devotshëm i besojnë dhe më e keqja, sipas këtyre profecive, nuk ka ardhur akoma.
Në gjysmë shekulli, bullgarja Vangelia Pandeva Dimitrova, e njohur gjerësisht si Baba Vanga parashikoi tragjeditë më të mëdha të njerëzimit, që nga sulmet e 11 Shtatorit mbi “Kullat Binjake” në Nju Jork, tsunami shkatërruar mbi Paqësor në 2004, mbytjen e nëndetëses ruse Kursk, e deri lindjen dhe ngritjen e ISIS-it. Historia e jetës së saj është në kufijtë e reales dhe mistikes. Në vendlindjen e vet thonë se në moshën 12-vjeçare, ajo u rrëmbye nga një tornado i pazakontë për zonën ku jetonte. Prindërit e vet e gjetën pa ndjenja disa ditë më vonë. Sytë i kishte të gjakosur dhe të mbushur me baltë. Në mungesë të pamundësisë financiare për t’i siguruar një mjekim të specializuar në atë kohë, prindërit “kushtëzuan” vitet e saj në vazhdim. Baba Vanga humbi shikimin, por në një rrëfim të mëvonshëm do të tregonte se fitoi vizionet për të ardhmen. E në fakt këto vizione nuk kanë qenë të pakta. Në vitet 1950, kur bota kishte vetëm pak vite që kishte dalë nga lufta më e përgjakshme e historisë dhe koncepti i ngrohjes globale as që ekzistonte, Baba Vanga do të parashikonte ndryshimet klimatike. “Rajonet e ftohta do të ngrohen dhe vullkanet do të zgjohen”, parashikonte ajo në atë kohë. “Profetja” bullgare parashikonte që kjo të ndodhte pas viteve 2030, por në fakt ngrohja globale është një proces që ka nisur tashmë. Një tjetër fjali, që ndjekësit e saj e interpretojnë si parashikim i tsunamit të 2004-ës, që u mori jetën qindra-mijëra personave në brigjet e Oqeanit Paqësor. “Një dallgë gjigante do të ngrihet dhe do të mbulojë njerëz e qytete. Gjithçka do të zhduket nën ujë! Gjithçka do të shkrijë si akull!”, deklaronte ajo 5 dekada para tragjedisë më të rëndë natyrore që ka njohur njerëzimi modern. Me forcimin e regjimit komunist në Bullgari, parashikimet e Baba Vangas u vunë në shërbim të drejtuesve më të lartë të regjimit. Ajo ruhej vazhdimisht nga sigurimi i shtetit dhe vizitohej shpesh nga drejtuesit më të lartë të byrosë komuniste bullgare që besonin në parashikimet e saj për ambiciet e veta për pushtet. Do të duhej ardhja e vitit 1989, kur “profetja” e verbër t’u rikthehej parashikimeve të bujshme. Pikërisht këtë vit një fjali e saj interpretohet sot si parashikim për 11 Shtatorin e 2001. “Horror! Horror! Vëllezërit amerikanë (besohet se u referohet dy Kullave Binjake), do të shemben nga zogjtë prej çeliku (referencë për dy avionët që u përplasën mbi kullat). Ujqërit do të rënkojnë në një shkurre (anglisht “shkurres” i thonë “bush” dhe në fjalinë e saj besohet si i referohet presidentit George Bush) dhe gjak i pafajshëm do të rrjedhë lumë!”. Ka një tjetër fjali, që ndjekësit e saj e interpretojnë si parashikimi i mbytjes së nëndetëses bërthamore ruse, “Kursk” në vitin 2000. Ekuipazhi i nëndetëses vuajti një vdekje të tmerrshme pas ditësh me radhë përpjekjesh të kota ndërkombëtare për ta nxjerrë nga thellësitë e oqeanit.  Deri në ndodhjen e tragjedisë, njerëzit besonin se Baba Vanga i referohej qytetit Kursk, nga i cili kishte marrë emrin nëndetësja. Ajo tha: “Në ndërrim të shekujve, në gusht të 1999 ose 2000, Kursk do të mbulohet nga uji dhe e gjithë bota do ta vajtojë atë”. Ka interpretime e raportime që thonë se Vanga ka parashikuar se presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara do të ishte një afro-amerikan dhe sipas këtyre raportimeve, “do të jetë edhe presidenti i fundit”. Sa e saktë? Për këtë duhet të presim e të shohim. Deri atëherë le të kujtojmë parashikimin e saj “më të kobshëm”. Sipas Baba Vangas, në 2016, Europa do të pushojë së ekzistuari në mënyrën që ne e njohim. “Myslimanët do të pushtojnë Kontinentin e Vjetër dhe do të lindë një fushatë dhune e lufte që do të boshatisë Europën”, thotë ajo. Këtë fjali të saj, ndjekësit e “profetes” e përforcojnë me zgjerimin dhe forcimin e ndikimit të ISIS-it në Siri dhe në Afrikën Veriore, sidomos në Libi, duke e ndarë vetëm pak kilometra nga Europa.

 

Po ndodh...