Rishkruhet pema evolucionare pas zbulimit të një dinozauri

Fosilet e një dinozauri të ri, shumë të vogël, po i bëjnë paleontologët të rishikojnë formën e pemës evolucionare.
Nga feçka deri te maja e bishtit të gjatë, dinozauri barngrënës Foskeia pelendonum, që ecte mbi dy këmbë, ishte pak më shumë se gjysmë metri i gjatë.
I ngritur drejt, mezi do t’i arrinte te gjuri një njeriu.
Paleontologët analizuan elemente të reja kraniale nga të paktën pesë ekzemplarë të këtij rhabdodontomorfi të periudhës së Kretakut të Hershëm, të zbuluar në Salas de los Infantes, në veri të Spanjës.
”Ajo që zbuluan ishte se kafka e dinozaurit ishte e çuditshme dhe jashtëzakonisht e derivuar”, tha Marcos Becerra nga Universiteti Kombëtar i Kordobës, duke theksuar se miniaturizimi nuk nënkuptonte thjeshtësi evolucionare.
Drejtuesi i kërkimit, Paul-Emile Dieudonné nga Universiteti Kombëtar i Río Negro në Argjentinë, tha se që në momentin e parë kur dikush e sheh këtë kafshë, mbetet i mahnitur nga vogëlsia e saj ekstreme.
”Megjithatë ajo ruan një kafkë shumë të derivuar, me risi anatomike të papritura”, shton ai.
Studimi, i botuar në revistën “Papers in Paleontology”, e pozicionon Foskeia pranë origjinës së linjës evropiane barngrënëse Rhabdodontidae.
Thierry Tortosa nga rezervati natyror Sainte-Victoire tha se dinozauri na ndihmon të mbushet një boshllëk prej 70 milionë vitesh, një çelës i vogël që hap një kapitull të madh të munguar.
Edhe Penelope Cruzado Caballero nga Universiteti i La Lagunës pajtohet se ”ky nuk është një Iguanodon i vogël, është diçka thelbësisht ndryshe”.
”Anatomia e tij është e çuditshme pikërisht në mënyrën që rishkruan pemën evolucionare”, thekson ajo.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128