Simptomat e varësisë ndaj kokainës dhe trajtimi i saj

30 Maj 2024, 13:16 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Simptomat e varësisë ndaj kokainës dhe trajtimi i saj

Kokaina është një drogë e cila krijon iluzionin e shtimit të fuqisë tek individi duke e bërë atë të ndihet më i fuqishëm, më i zgjuar dhe më i sigurtë. Për shembull, një individ që konsumon kokainë, është i aftë të administrojë më shumë dhe të ndjejë fuqi më të lartë seksuale. Për këtë arsye, disa individë konsumojnë më shumë vija kokaine kur dalin me miqtë e tyre. Megjithatë, problemi shfaqet kur konsumimi rastësor i kokainës zhvillohet në vite varësie, e cila mund të rezultojë në impotencë dhe të shkaktojë probleme të rënda shëndëtësore.

Kokaina është një drogë e cila krijon iluzionin e shtimit të fuqisë tek individi duke e bërë atë të ndihet më i fuqishëm, më i zgjuar dhe më i sigurtë. Për shembull, një individ që konsumon kokainë, është i aftë të administrojë më shumë dhe të ndjejë fuqi më të lartë seksuale. Për këtë arsye, disa individë konsumojnë më shumë vija kokaine kur dalin me miqtë e tyre. Megjithatë, problemi shfaqet kur konsumimi rastësor i kokainës zhvillohet në vite varësie, e cila mund të rezultojë në impotencë dhe të shkaktojë probleme të rënda shëndëtësore.

Pavarësisht llojit të konsumuar të kokainës, kjo drogë shkakton varësi të lartë. Varësia mund të zhvillohet qoftë dhe pas një doze. Ndërprerja e varësisë ndaj kokainës mund të jetë e vështirë, por është plotësisht e mundur për ta arritur dhe për t’ju rikthyer jetës normale. Për këtë arsye ekziston programi i trajtimit të varësisë ndaj kokainës dhe kokainës crack. Ky program është i dizenjuar specifikisht për ta bërë ndërprerjen e kësaj droge sa më të rehatshm dhe pikërisht për këtë temë do të flitet në artikull.
Cilat janë simptomat e varësisë së kokainës dhe ndërprerjes së saj?
Kokaina është disi unike duke qenë se shkakton më shumë varësi psikologjike se sa fizike. Kjo do të thotë që në momentin e ndërprerjes së saj nuk do të ketë simptoma fizike, por simptomat do të lidhen më shumë me gjendjen mendore dhe emocionale të pacientit. Menjëherë pas konsumimit të parë, kokaina shkakton ndryshime si rritja e tolerancës ndaj saj dhe reaktiviteti. Kokaina e humbet shumë shpejt efektin e saj, por kur konsumohet, krijon një dëshirë të fortë për t’a ndjerë këtë efekt sa më gjatë.

Megjithatë, dozat pasardhëse nuk e shkaktojnë më efektin e dëshiruar dhe kokaina e humbet shpejt efektin e saj. Individi e humbet kontrollin mbi sjelljen e tij, shpenzon sasi të mëdha parash dhe gradualisht arrin limitin e shkatërrimit fizik dhe psikologjik. Ndërsa pacienti i afrohet limitit, ndodh rënia dhe përplasja e tij, duke kaluar në fazën e hangoverit nga kokaina. Pas kësaj, trupi dhe mendja e tij kërkojnë pushim, por balanca e humbur e trupit e privon nga gjumi.

Në këtë mënyrë shkaktohet një lodhje e madhe psiko-fizike, nervozitet, humbje përqëndrimi, të cilat shoqërohen me një kërcënim, një situatë të rrezikshme dhe me ndjenjën që diҫka jo e mirë do të ndodhi.

Fazat pasardhëse karakterizohen nga ide të ҫmendura të përndjekjes. Individi bëhet paranojak, kontrollon dhomat, qëndron në dritare me frikën se policia do t’a arrestojë, mbyll dyert dhe kontrollon për kamera apo mikrofonë me bindjen që dikush i përgjon.

Kjo periudhë paranojash ndiqet nga depresioni, apatia dhe ndjenja e mungesës së kuptimit. Ushqimi e humbet shijen, socializimi me miqtë bëhet i panevojshëm, performanca e punës bie dhe hobit injorohen për shkak të uljes së dëshirës dhe energjisë për aktivitete.
Kokaina bëhet arsyeja e vetme e lumturisë së individit dhe motivimi për të dalë me miqtë e për ta konsumuar sërish. Megjithashtë, 2 deri në 3 ditë pasi efekti i kokainës zhduket, gjithҫka bëhet më e vështirë se më parë. Të varurit nga kokaina që nuk e administrojnë atë në kohë apo provojnë ta ndërpresin në mënyrë permanente, do të goditen nga simptomat e ndërprerjes.

Ndërprerja e kokainës ka tre faza, secila me simptoma të ndryshme. Faza e parë është përplasja, e cila ndiqet nga ndërprerja dhe më pas zhdukja. Përplasja vjen menjëherë pasi zhduken efektet e kokainës. Kjo fazë ndiqet nga ndërprerja dhe zgjat 10 javë.

Po ndodh...