Të gjitha sozitë e presidentit rus Vladimir Putin

13 Prill 2023, 23:05 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS

Të gjitha sozitë e presidentit rus Vladimir Putin

Vizita në mbrëmje e Vladimir Putinit në Mariupol, një qytet i pushtuar nga Rusia që nga majii vitit 2022, shkaktoi bujë dhe habi në Ukrainë dhe tek aleatët e saj, që të dy të indinjuar me atë që u interpretua si një sfidë e hapur ndaj ligjit ndërkombëtar, sepse ndodhi një ditë paslëshimit të urdhër–arrestit për të nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Megjithatë, media nuk ka folur vetëm për nëntekstet e supozuara të vizitës së papritur të Putinit në Ukrainë. Sipas teoricienëve të konspiracionit, shërbimeve sekrete perëndimore por edhe disa elementëve në radhët e inteligjencës ukrainase, nuk ishte Putin ai që u shfaq në Mariupol, por një nga sozitë e tij.

Klonet e Putinit

Një ditë pas mini-turit të Putinit në Ukrainë, një nga anëtarët më të rëndësishëm të presidencës Zelensky, këshilltari Anton Geraščenko, publikoi në Tëitter, disa fotot që sipas tij provonin përdorimin e sozive nga presidenti rus. Duke pasur parasysh popullaritetin e Geraščenko, ai postim nxiti një debat të fortë gazetaresk.

Çështja e “kopjeve” të Putinit rishfaqet rregullisht në media dhe debatin publik. Që nga fillimi i viteve 2000, ka pasur zëra mbi përdorimin e sozive nga kreu i Kremlinit. Madje ai vetë foli në vitin 2020 për këtë çështje pasi u pyet me ironi nga një gazetar .

Putin e pranoi se në fillimin e viteve 2000, në kohën e Luftës së Dytë Çeçene dhe të luftës kundër terrorit sipas stilit rus, atij i ishte sugjeruar nga shërbimet sekrete që të zëvendësohej nga një sozi në ngjarje publike të rëndësishme, për shkak të rrezikut të ndonjë atentati ndaj tij.

Por Putin tha se nuk i kishte pranuar kurrë këshillat e kolegëve të tij, pavarësisht se kishte njohuri dhe ishte i vetëdijshëm mbi rreziqet e mundshme për jetën e tij. Por as ky shpjegim nuk ka ndikuar në diskutimet e shumta mbi sozitë e presidentit rus. Këto diskutime kanëgjetur shumë sponsorizues në qarqet konspirative ruse, median tabloide perëndimore dhe në Ukrainë.

Dobia e një akuze të tillë

Ajo që mund të përkufizohet si ”akuza e sozisë” mund t’i shërbejë qëllimeve të ndryshme, sidomos në rrjedhën e një konflikti, nga dëmtimi i besimit tek opinioni publik, deri tekdëshira për të joshur viktimën të bjerë në kurth, duke e shtyrë atë të braktisë përdorimin esozive për të mohuar zërat mbi ta, dhe më pas për ta eleminuar.

Prandaj nuk është për t’u habitur që ukrainasit e kanë përdorur shpesh këtë akuzë në 13 muajt e parë të konfliktit. Mes tyre gjenerali major Kyrylo Budanov. Gjenerali Vadym Skibitsky. Ish-spiuni i dyshuar Sergei Žirnov. Kanali “General SVR” në Telegram.

Politikani Andriy Yusov. Gazetari Jason Jay Smart. Vetë presidenti ukrainas VolodymyrZelensky. Lista e atyre që kanë folur për sozitë e Putinit është e gjatë. Flitet të paktën për 3 prej tyre, që kanë dallime të vogla tek veshët, mjekra etj.

Sozia, miku më i mirë i çdo presidenti

Kolazhi i publikuar nga Geraščenko për të mbështetur akuzën e sozive, është i bazuar në përdorimin e fotove të de–kontekstualizuara. Teoria e konspiracionit e ka origjinën nga qarqet e inteligjencës perëndimore, dhe u riciklua nga Kievi në kontekstin e luftës së narrativave.Gjithsesi kjo nuk do të thotë se Putini nuk mund të ketë sozi. Sepse sozitë kanë qenë miqtë më të mirë të presidentëve, diktatorëve dhe terroristëve që nga shekulli XX. Ata u përdorën gjerësisht nga britanikët, gjermanët dhe sovjetikët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kështu britanikët rekrutuar M.E.Clifton James dhe Keith Deamer Banëell për të zëvendësuar gjeneralin Bernard Montgomery, pas përfshirjes së tij në listën e Berlinit me armiqtë qëduheshin eliminuar. Ndërsa Norman Shelley u përdor për të imituar kryeministrin e kohësËinston Churchill në fjalimet e tij në radio.

Gjermanët përdorën një numër sozish të Adolf Hitlerit , duke nisur nga shoferi i tij JuliusSchreck , me qëllim mbrojtjen e tij nga tentativat e shumta për vrasjen e tij. Po ashtu dihet qësovjetikët përdorën një njeri të quajtur Rashid, aktorin Mikheil Gelovani dhe Felix Dadaevpër të zëvendësuar Stalinin në shumë dalje publike.

Lufta e Dytë Botërore luajti një rol vendimtar në masivizimin e taktikës së sozisë, duke kontribuar në popullarizimin e mëvonshëm të tij në mbarë botën, në vendet demokratike dhe diktatoriale, madje edhe brenda organizatave terroriste. Lista e gjatë e liderëve, shteteve dhe grupeve terroriste që përdornin sozitë është tregues i famës së kësaj taktike.

Brenda saj mund të gjenden emra si  Kim Jong Un, Fidel Castro, Boris Yeltsin, Enver Hoxha, Saddam Hussein, Osama bin Laden dhe Manuel Noriega. Për një farë kohe, në kulmin e Luftës kundër Terrorit, besohet se edhe presidenti amerikan Goerge Ë.Bush u zëvendësua nga një “binjak” në disa dalje publike për arsye sigurie.

 

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128