UFO-t mbulojnë qiejt e Ukrainës, pretendon raporti i ri qeverisë së Volodymyr Zelenskit

16 Shtator 2022, 11:20 / MISTERE ALFA PRESS

UFO-t mbulojnë qiejt e Ukrainës, pretendon raporti i ri qeverisë

Qiejtë mbi Kiev po mbushen me objekte fluturuese të paidentifikuar (UFO) sipas një raporti të ri nga Observatori Kryesor Astronomik i  Akademisë Kombëtare të Shkencave të Ukrainës. 

Natyrisht duke pasur parasysh se Rusia dhe Ukraina prej muajsh janë në luftë me njëra –tjetrën, ka të ngjarë që shumë prej këtyre të ashtuquajtur UFO janë mjete ushtarake.

I publikuar në bazën e të dhënave arkiv, raporti i cili ende nuk është rishikuar nga kolegët, përshkruan hapat e fundit që kanë ndërmarrë astronomët ukrainas për të monitoruar objektet me lëvizje të shpejtë dhe me shikueshmëri të ulët gjatë ditës mbi Kiev dhe fshatrat përreth.

Duke përdorur kamera të kalibruar posaçërisht në dy stacione meteorologjike në Kiev dhe Vinarivka, një fshat rreth 75 milje (120 kilometra) në jug, astronomët vëzhguan dhjetëra objekte "që nuk mund të identifikohen shkencërisht si fenomene të njohura natyrore", thuhet në raport.

Agjencitë qeveritare priren t'u referohen objekteve të tilla si UAP (fenomene ajrore të paidentifikuara).

"Ne vëzhgojmë një numër të konsiderueshëm objektesh, natyra e të cilave nuk është e qartë," shkroi ekipi. “Ne i shohim kudo”.

Studiuesit i ndanë vëzhgimiet e tyre për UAP-të në dy kategori: ‘kozmikë’ dhe ‘fantazmë.’

Sipas raportit, ‘kozmikët’ janë objekte që ndriçojnë më së shumti. 

Këto objekte janë caktuar me emrat e zogjve - të tillë si "i shpejtë", "skifter" dhe "shqiponja" - dhe janë vëzhguar duke fluturuar vetëm si ‘skuadër’, shkroi ekipi në raport.

Ndërsa pjesa tjetër janë objekte të errëta që zakonisht duken ‘plotësisht të zeza’ sikur thithin të gjithë dritën që bie mbi to, shtoi ekipi.

 Duke krahasuar vëzhgimet nga dy observatorët pjesëmarrës, studiuesit vlerësuan se fantazmat variojnë nga  (3 deri në 12 metra) të gjera dhe mund të udhëtojnë me shpejtësi deri në 33,000 mph (53,000 km/h). 

Për krahasim, një raketë balistike ndërkontinentale mund të arrijë shpejtësi deri në 15,000 mph (24,000 km/h), sipas Qendrës për Kontrollin e Armëve dhe Mospërhapjen .

Punimi i studiuesve u fokusua në metodat dhe llogaritjet e përdorura për të zbuluar objektet. 

Megjithatë, sipas një raporti të vitit 2021 nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA (ODNI), ka të ngjarë që të paktën disa UAP të jenë "teknologji të vendosura nga Kina, Rusia, një komb tjetër ose një ent joqeveritar". 

Duke pasur parasysh pushtimin e vazhdueshëm rus të Ukrainës, i cili filloi në shkurt 2022, është e arsyeshme të dyshohet se disa UAP të përshkruara në raportin e ri mund të jenë të lidhura me mbikëqyrjen e huaj ose teknologjitë ushtarake.

 

 

 

Po ndodh...