Misteri i pamjeve intime të Adrian Hilës/ Denoncimi që ndryshon drejtimin e hetimit, këngëtarja dëshmon dhe drejton gishtin te një tjetër person
Një denoncim i parë ka mbërritur në polici pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjet të pamjeve intime të regjistruara në ambiente private të kompozitorit Adrian Hila.
Këngëtarja nga Kosova, me inicialet E. A., është paraqitur në polici dhe ka dhënë deklarimet e saj lidhur me ngjarjen.
Ajo ka përjashtuar kompozitorin nga përgjegjësia për nxjerrjen e pamjeve, duke pretenduar se videot janë publikuar nga një person tjetër.
Këngëtarja ka bërë përgjegjës një prej personave që dyshohet se i ka shpërndarë fillimisht materialet në portale, duke e identifikuar edhe me emër gjatë dëshmisë së saj.
Në kuadër të hetimit, policia ka marrë katër deklarime, mes tyre nga tre këngëtare, E. F., B. M. dhe E. A., si edhe nga vetë Adrian Hila. Kompozitori ka deklaruar se pamjet nga kamerat e sigurisë të vendosura në ambientet e tij private janë hakeruar.
Hila po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”, e cila sipas parashikimeve të Kodit Penal dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.
Pjesë e hetimeve është kontaktuar edhe një këngëtar i ri, i cili është bërë i njohur nga një talent show për fëmijë dhe që shfaqet në disa prej pamjeve intime. I riu, me inicialet G. H., ka deklaruar se marrëdhënia ka qenë konsensuale dhe se ka nisur pasi ai kishte mbushur moshën madhore.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori, ndërsa ngjarja po hetohet për disa vepra penale, përfshirë “Përgjimin e paligjshëm të të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike”, “Keqpërdorimin e pajisjeve” dhe “Ndërhyrjen e padrejtë në jetën private”.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
