MOTI në Shqipëri, e Dielë 12 Korrik 2026

Shqipëria do të ndikohet këtë të diel nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit, bregdeti dhe zonat qendrore do të dominohen nga kthjellime gjatë gjithë ditës. Ndërkohë, në veri dhe lindje priten vranësira të pakta deri mesatare, të cilat do të jenë kalimtare.
Reshje lokale shiu me intensitet të ulët parashikohen në zonën e Alpeve dhe në verilindje, ku nuk përjashtohen edhe shtrëngata të izoluara e afatshkurtra. Gjithashtu, në zonat malore të juglindjes dhe jugut mund të ketë reshje të izoluara, kryesisht në formën e pikave të shiut, ndërsa në pjesën tjetër të vendit nuk priten reshje.
Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Deti do të jetë i qetë, me valëzim 1-2 ballë në detet Adriatik dhe Jon.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128