Vrasje në Bërxullë/ Qëllohet për vdekje 50-vjeçari Edmond (Ali) Sula

Një 50-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri pak pas mesnatës në fshatin Bërxullë, në Vorë. Viktima është identifikuar si Edmond (Ali) Sula. Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se u qëllua teksa po hynte në shtëpi.
"Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar", tha policia.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128