Nga burgu Veliaj krijon me Inteligjence Artificiale veten e tij dhe shpërndan mesazhe në rrjetet sociale

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej vitit 2025, ka publikuar një mesazh të krijuar me Inteligjencë Artificiale.
Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Veliaj shpjegon se për shkak të pamundësisë për të komunikuar drejtpërdrejt, ka përdorur Inteligjencën Artificiale për t’iu drejtuar qytetarëve.
“Prej 20 muajsh vijon pengmarrja ime dhe nuk mund ta bëj këtë përshëndetje veçse me inteligjencë artificiale”, shprehet Veliaj.
Në mesazh, ai flet për punën e administratës së Bashkisë së Tiranës gjatë periudhës së drejtimit të tij, duke përmendur ndërtimin e shkollave, kopshteve dhe çerdheve.
Veliaj ndalet gjithashtu te një prej angazhimeve të tij për ushqimin në shkolla, duke deklaruar se do ta vijojë këtë premtim pavarësisht situatës në të cilën ndodhet.
“Kam marrë edhe një zotim tjetër, që nuk e harroj: ushqimin në shkolla. Vërtet më kanë kyçur duke më zënë në pritë, por këtë premtim do ta mbaj”, deklaron ai.
Veliaj thotë se do të vijojë të punojë edhe nga paraburgimi, ndërsa përdorimi i Inteligjencës Artificiale i ka mundësuar të publikojë mesazhin në formë videoje, pavarësisht mungesës së tij fizike në aktivitetet publike.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
